2 January 2024, 10:06
Nga I.A
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
LEZHË- Ekzekutori i Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraieva ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës për të marrë masën e sigurisë. Saraieva pas vrasjes së Nikulajt, u largua nga vendi ynë dhe u arrestua në Marok. Nga Maroku, Saraieva u deportua dy ditë më parë. Seanca gjyqsore ndaj Saraievës u zhvillua me dyer të mbyllura dhe në fund u vendos masa e sigurisë arrest me burg.
Gjatë seancës ai nuk ka pranuar asnjë akuzë, duke thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Po ashtu avokati i tij ka deklaruar se portugezi ka thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se nuk njeh asnjë person nga Shqipëria dhe se në vendin tonë ndodhej për pushime.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor.
Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al
ruben saraieva ardian nikulaj
Aktualitet
2 January 2024, 08:04
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira dhe reshje shiu. Pjesa e parë e ditës do...
Aktualitet
1 January 2024, 20:58
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kati i parë i një pallati në kryeqytet në zonën e Kombinatit është përfshirë nga f...
Aktualitet
1 January 2024, 20:53
h.k
Aksident ne Tirane
TIRANË-Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Elbasanit. Disa automjete janë përplasur midi...
Aktualitet
1 January 2024, 15:17
h.k
I akuzuari
BRITANI-Gjelosh Kolicaj ka fituar gjyqin me Ministrinë e Brendshme britanike për akuzat e deportimit.
Home Office kërkoi t&rsqu...
Aktualitet
1 January 2024, 14:36
h.k
Autori
TIRANË-Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar për plagosjen e 51-vjeçarit Agim Ali Jazaj, në kryeqytet.&...
Aktualitet
1 January 2024, 13:47
I.A
Policia
TIRANË- 51-vjeçari i plagosur ditën e sotme është Agim Ali Jazaj. Mësohet se Jazaj është plagosur me...
Aktualitet
1 January 2024, 13:37
I.A
Policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka sjell njoftim për plagosjen në zonën e 'Varrit të Bamit'. Mësohet se autori me...
Aktualitet
1 January 2024, 13:22
I.A
Policia
TIRANË- Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja e rëndë ...
Aktualitet
1 January 2024, 12:48
I.A
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy makina jan&eu...
Aktualitet
1 January 2024, 12:42
I.A
Policia
TIRANË- Një plagosje ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se plagosja ka ndodhur në zonën e ...