18 July 2023, 22:20
Nga m.s
Mjeku Ilir Alimehmeti
TIRANË- Qeveria ka miratuar projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Projektligji përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit, dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale. Në lidhje me këtë çështje ka folur në “Frontline” në “News 24”, mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti. Ai tha se nuk ka një studim apo vizion përse duhet të prodhohet në Shqipëri. Sipas tij, në fillim duhet të ngremë baza të forta shtetformuese.
“Sa herë të kemi një disbalancë pushteti, do e vuajë në kurriz populli vetë, që e krijon me veprimet dhe mos veprimet e veta. Kanabisi mjekësor është një temë që rrihet në forume mjekësore. Ka dy përbërës, një përbërës që shkakton problematikat, varësinë dhe një përbërës tjetër që ka efekte mjekësore. Këtë e njohim, sepse ne njohim morfinën. Ka shumë sëmundje që mund të përfitojnë nga ky përbërës. Ka dhe një grup sëmundjesh që mund të përdoret si preparat. Nuk ka një studim sa të sëmurë kanë nevojë dhe pse nuk i marrim dot nga jashtë. Pse duhet canabis made in Albania duhet të pyesni ata.
Sa kontribuon sot shteti shqiptar që të largojë njerëzit nga droga? Pothuajse hiç, sepse nuk e pranon atë që ndodh. Kemi një numër shumë të madh shqiptarësh që janë të varur nga drogat e rënda, por nuk flitet fare. Jemi një shtet që s’ka problem, apo që e ka problem të madh? Çdo shqiptar duhet t’ia bëjë pyetjen vetes. Në momentin që bën një lëvizje të tillë, dhe nga ana tjetër nuk pranon asnjë nga situatat e tjera, atëherë nuk bën detyrën tënde të shtëpisë.
Kemi një problem si shoqëri dhe duhet t’i vëmë gishtin kokës. Në fillim duhet të ngremë baza të forta shtetformuese, duhet të ketë një vizion”, tha Alimehmeti.
kanabisi mjekesor ilir alimehmeti
Aktualitet
18 July 2023, 21:44
m.s
aksidenti ne Greqi
GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga aksidenti tragjik me 5 të vdekur. Aksidenti tragjik ndodhi pasdite...
Aktualitet
18 July 2023, 21:38
A.B
Policia
BERAT- Dy punonjës të IKMT-së janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit. Ata janë arrestuar në banesat ...
Aktualitet
18 July 2023, 21:11
A.B
Makina
TIRANË- Ministri i ri i brendshëm Taulant Balla ka 48 orë që po qarkullon me një mjet që shkel rregullat e qarkul...
Aktualitet
18 July 2023, 20:59
foto nga vendngjarja
LEZHË-Dy automjete në fshatin Tale në Lezhë kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur me mu...
Aktualitet
18 July 2023, 19:33
A.B
Ambulancë
GREQI- Një aksident trafiku me pasoja fatale për jetën ka ndodhur ditën e sotme në kilometrin e 87-t...
Aktualitet
18 July 2023, 19:29
A.B
Aksident
PESHKOPI- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit të Peshkopisë. Mjeti tip “Merce...
Aktualitet
18 July 2023, 19:13
A.B
Fatos Lubonja
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vijimin e hetimeve për ish-ministrin Arben Ahmetaj, duke thënë se ky i fundit...
Aktualitet
18 July 2023, 18:20
A.B
Arben Ahmetaj
Nga ANILA HOXHA:
Kerkoi leje per arrestimin e Arben Ahmetaj, deri tani i arrestuan shtepite.
Date 7 korrik 2023- SPAK kërkon nga K&eum...
Aktualitet
18 July 2023, 18:11
A.B
Takimi
TIRANË- Tiffany Trump ndodhet në Tiranë. Vajza e vogël e ish-presidentit të Amerikës Donald Trump ka udhëtua...
Aktualitet
18 July 2023, 17:58
m.s
arkeologet
POGRADEC- Një vendbanim palafit (ndërtim mbi pilota druri ngulur në liqen) është zbuluar në Lin të Pogradeci...