19 February 2025, 21:39
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni në “Stop” ndodhet në Lushnje, pasi Bexhet Vrapi thotë se kunati i tij që jeton në Amerikë, 10 vjet më parë është lidhur me avokaten Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë duke i premtuar se do të fitonte pronën me gjyq. Por, gjyqi caktoi disa bashkëpronarë dhe avokatja tani duhet t’i kthejë lekët. Prej një viti e gjysmë Bexheti thotë se nuk po mundet të marrë paratë.
“Jam Bexhet Vrapi, jam përfaqësuesi i kunatit tim. Ka pasur një problem me një avokate me një çështje pronësie që kishte me të vëllanë edhe ajo i doli garant që do ia rregullonte. Ka 10 vjet që i ka marrë lekët. Ishin në proces gjyqësor, mbaroi procesi me të gjithë fëmijë. Gjyqësori i la bashkëpronarë. Avokatja i ka marrë 18 mijë dollarë, avokatja Klotilda Kola. Ajo mori përsipër që do i fitonte ky shtëpitë, si përfundim gjykata i la të gjithë fëmijët bashkëpronarë dhe ky nuk fitoi gjë. Tani ajo duhet t’i kthejë lekët. Ka 10 vjet që i ka marrë dhe nuk i ka kthyer asnjë kokërr leku. Unë i kam marrë asaj vetëm 3 milionë e gjysmë lekë. Ajo detyrohet dhe 12 mijë dollarë, por vetëm na gënjen, jo tani po pastaj. Nuk i ka mohuar asnjëherë, thjesht ka shtyrë datat”, tha denoncuesi.
Vetë avokatja shprehet, se paratë do t’ia kthejë në 21 shkurt. Sipas saj, lekët janë marrë nga një gjyqtar, që iku nga sistemi për shkak të vettingut.
Klotilda Kola, avokate: Në datën 21 Shkurt ka mbaruar punë. Kemi pasur shumë probleme, se ne ia dhamë dikujt tjetër. Ia kam thënë edhe Bexhetit. Bexheti ka ardhur këtu. Në datën 21, i bie ditë e premte. Ia kam treguar Bexhetit muhabetin e lekëve dhe nuk dua ta përsëris, se nuk ia vlen më. Ato lekë janë marrë dhe do jepen prapë. Po i mori dikush tjetër, që u zhduk iku nga vettingu. Nuk i mban kush. Në datën 21 do vish rreth drekës, hajde këtu te zyra!/tvklan.al
Aktualitet
19 February 2025, 21:38
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dy qytetare tregojnë sesi janë mashtruar dhe kërcënuar nga Elisabeta dhe Albert Koçi që kan&eu...
Aktualitet
19 February 2025, 21:37
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një hulumtim i realizuar nga studiuesja Flora Ferati mbi fenomenin e pasivizimit të adresave, nxjerr në pah t&e...
Aktualitet
19 February 2025, 21:31
E. D
Enkel Rexhepi
TIRANË- ‘Metodat e tyre janë nga më të ndryshmet pa i përdorur tytat e automatikut, pa përdorur autoblind...
Aktualitet
19 February 2025, 21:28
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Jemi në Medvegjë, një prej 3 komunave shqiptare në trevën e Luginës së Preshevës. Diku...
Aktualitet
19 February 2025, 21:01
N.F
Azili i të moshuarve
TIRANË- Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotshme rastin e Artan Muderizit, i cili denoncon se babai i tij u...
Aktualitet
19 February 2025, 20:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasi ngarkesa e parë u nis nga Republika Dominikane më 11 Maj 2024 dhe mbërriti në Portin e Durrësit ...
Aktualitet
19 February 2025, 20:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ashtu siç edhe ishte paramenduar, në të njëjtën ditë kur edhe u telefonua, Artjon Çaush...
Aktualitet
19 February 2025, 20:39
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasi ngarkesa me lëkurë gjedhi të mbërrijë në Durrës, Artjon Çaushllari do të b...
Aktualitet
19 February 2025, 20:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Nga verifikimet e kryera rezulton se më datë 16 Prill 2024, Aldi Zonja, i shoqëruar Edinjo Muzikanti, kanë...
Aktualitet
19 February 2025, 20:29
r.ll
laboratori
TIRANË- Nga përgjimi telefonik i Artjon Çaushllarit dhe Klajdi Birçe, është konstatuar se këta të f...