20 September 2026, 21:11
Nga E.d
Personat e përfshirë në konflikt
ITALI- Një përplasje mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogës dyshohet se ka përshkallëzuar tensionet në Vittoria, në provincën e Raguzës në Itali. Mediat italiane raportojnë se gjatë muajve korrik dhe gusht janë regjistruar disa episode dhune. Sipas raportimeve, grupi i Giovanni Gurrierit dyshohet se ka sfiduar një rrjet kriminal lokal me lidhje edhe me persona me origjinë shqiptare.
Në qendër të përplasjes janë vendosur vëllezërit Di Modica, të konsideruar të afërt me grupe kriminale lokale, ndërsa përmendet edhe shqiptari Luzim Ndreu, i njohur me nofkën “Giuliu ’u Tistuni”.
Vëllezërit Di Modica dyshohet se janë sulmuar në banesat e tyre, ndërsa makina e Ndreut është djegur pasi ai kishte refuzuar një takim me Gurrierin. Më pas, konflikti ka përfunduar në lokalin “La Lucciola”, ku pronari Leandro Li Calzi është plagosur ndërsa përpiqej të ndalonte një përleshje.
Media italine shkruan se Gurrieri kishte shkuar në lokal dhe u kishte kërkuar disa personave të ndalonin aktivitetin e shitjes së drogës, ndërsa kishte kërkuar të takohej me Ndreun. Pas refuzimit, situata dyshohet se është përshkallëzuar me djegien e automjetit të tij dhe më pas me përplasje fizike. Në atë moment Gurrieri e goditi Li Calzin në kokë me një shishe birre duke e plagosur. Këtu sherri tregon se tashmë përballja është shndërruar në luftë
Hetimet po përpiqen të zbardhin marrëdhëniet mes grupeve lokale dhe komponentit shqiptar si dhe rolin që secili prej personave të përfshirë dyshohet se ka pasur në rrjetin e trafikut të drogës në zonën e Raguzës./Dosja.al
itali droge konflikt
Aktualitet
20 September 2026, 20:34
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Ju erdhi fundi", ata kanë nisur marshimin n&eu...
Aktualitet
20 September 2026, 20:26
E.d
Arvina Lleshi
TIRANA- Aktivistja Arvina Lleshi ishte një nga folëset në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjal...
Aktualitet
20 September 2026, 20:18
E.d
Pamje
TIRANA- Një qytetare u ka bërë thirrje bizneseve të mbyllin qepenat dhe të dalin në protestë. Gjatë fjal...
Aktualitet
20 September 2026, 19:50
E.d
Florjan Myftari
TIRANA- Qytetarët kanë nisur fjalimet para Kryeministrisë, ndërsa i pari që ka marrë fjalën ësht&eu...
Aktualitet
20 September 2026, 19:30
E.d
Lush Susaj
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Gjatë nj&eum...
Aktualitet
20 September 2026, 19:19
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Pjesë...
Aktualitet
20 September 2026, 19:12
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 113-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi R...
Aktualitet
20 September 2026, 19:06
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ku mblidhen çdo ditë, për të nisur më pas marshim...
Aktualitet
20 September 2026, 18:38
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë, të cilët protestojnë prej më shumë se tre muajsh kundër qev...
Aktualitet
20 September 2026, 18:10
E.d
Foto ilustruse
Të rrisësh një foshnjë në Shqipëri rezulton veçanërisht e kushtueshme, si në vlerë absol...