20 September 2026, 18:38
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë, të cilët protestojnë prej më shumë se tre muajsh kundër qeverisë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Për të ka folur edhe SBS Dateline, një program televiziv australian i gazetarisë investigative. Në një nga episodet e tij ai thekson se protesta nisi fillimisht kundër projektit në Zvërnec, por shpejt u kthye në një lëvizje kundër qeverisë.
Qytetarët kanë folur për Jennifer Scherer, gazetaren e emisionit, nga sheshi ku mblidhen çdo ditë. Gjatë bisedës më të ata shprehen se ka ardhur koha për të ndryshuar sistemin politik, pasi klasa e vjetër politike nuk ka sjellë asnjë ndryshim.
Në lidhje me këtë, një protestues shprehet për Scherer se përmes kësaj protestë ata kërkojnë të sjellin një ndryshim sistemi, duke shtuar se vendi ka nevojë për një revoltë të fuqishme popullore.
“Ne po përpiqemi të sjellim një ndryshim sistemi. Kemi nevojë për një revoltë të fuqishme popullore. Tani është koha.”, thotë një protestues.
Për emisionin, ka folur edhe aktivisti Jurgen Shpërdhea, i cili thotë se Shqipëria ka gjithçka që i nevojitet për të qenë një vend i pasur. Më tej ai thotë se protestës iu janë bashkuar edhe shumë fëmijë, të cilët brohorasin me të tjerët “refrenin” “Rama jepe dorëheqjen”.
Nga ana tjëtër, për emisionin australian ka folur edhe kryeministri Edi Rama. Ai është shprehur se projekti nuk mund të përcaktohet nga protestat në rrugë.
“Nuk ka asnjë mundësi që përparimi në Shqipëri dhe projekti të përcaktohen nga protestat në rrugë; kjo nuk do të ndodhë kurrë. Jo sa kohë jam unë në krye.”, tha ai./Dosja.al
protes tirana edi rama
Aktualitet
20 September 2026, 18:10
E.d
Foto ilustruse
Të rrisësh një foshnjë në Shqipëri rezulton veçanërisht e kushtueshme, si në vlerë absol...
Aktualitet
20 September 2026, 17:55
E.d
Pamje
AUSTRI- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së ka...
Aktualitet
20 September 2026, 17:32
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një konflikt për motive sentimentale ka përfshirë gjashtë persona të shtunën në mbrëmje ...
Aktualitet
20 September 2026, 17:20
E.d
Idriz Rrecaj
Veprimtar politik nga Skenderaj, Idriz Rrecaj, është ndër tre personat e identifikuar pas analizave të ADN-së disa j...
Aktualitet
20 September 2026, 16:53
E.d
Foto ilustruse
DIBRA- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi. Si pasoj&...
Aktualitet
20 September 2026, 16:44
E.d
Pamje
GJIROKASTRA- Një automjet është djegur ditën e sotme në Gjirokastër, pranë kthesës së Picarit. Pas njoft...
Aktualitet
20 September 2026, 16:22
d
Pamje
FUSHË- KRUJË - Një zjarr ka rënë ditën e sotme në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë-Kr...
Aktualitet
20 September 2026, 16:17
E.d
Foto ilustruse
DIBRA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, në ujërat e lumit Setë. Një 31-vjeçar ka...
Aktualitet
20 September 2026, 16:11
E.d
Pamje
GJIROKASTRA- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në hyrje të fshatit "Arshi Lengo", rreth 4 kilometra nga Gjirokastra...
Aktualitet
20 September 2026, 15:41
E.d
Pamje
SARANDA- Saranda u tondit ditën e sotme nga një atenat i mirëplanifikuar, nga i cili mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan M...