16 October 2024, 12:58
Nga N.F
Magazina
SELITË- Një tjetër person është ndaluar në lidhje me magazinën me kanabis që u zbulua pak ditë më parë në Selitë. Mësohet se në pranga ka rënë Klestjan Hala. 36-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor me grupin e kultivimit të kanabisit. Godina e vjetër, ishte kthyer në shtëpi bari të mirëfilltë, teksa aktiviteti kriminal u sinjalizua nga ish-deputeti i PD-së Halit Valteri.
Sipas njoftimit të policisë arrestimi i 36-vjeçarit është në kuadër të një operacioni të mëparshëm ku janë arrestuar 7 shtetas dhe janë sekuestruar 193 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë dhe sende që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Hala akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Tuneli”. Ndalohet një 36-vjeçar i dyshuar i përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në Selitë.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar 7 shtetas dhe janë sekuestruar 193 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë dhe sende që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Policinë Shkencore, ka vijuar punën për identifikimin e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa”.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe ndalua shtetasi K. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/25 i Kodit Penal Materialet i kaluan Prokurorisë.
magazina me droge ne selite arrestim klestjan hala
Aktualitet
16 October 2024, 12:58
M.B
Anija
LEZHA- Anija “Libra” e marinës italiane është larguar nga porti i Shëngjinit drejt Italisë. Kjo anije ...
Aktualitet
16 October 2024, 12:27
N.F
Foto ilustruese
MIRDITË- Pronari i një karburanti në Mirditë është dhunuar dhe kanosur me armë zjarri nga dy persona t&e...
Aktualitet
16 October 2024, 12:10
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit...
Aktualitet
16 October 2024, 11:50
Elton Qyno
Ervis Martinaj
TIRANA- Vetëm tre ditë pasi goditet nga SPAK, Viktor Imeri i Vlorës, Emiljano Shullazi, Indrit Taullau dhe dyshja e Durr...
Aktualitet
16 October 2024, 11:39
N.F
Kamëz
KAMËZ- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Kamëz. Mësohet se arrestimi i tyre k...
Aktualitet
16 October 2024, 11:33
M.B
Protesta
LEZHA- Teksa sot kanë mbërritur emigrantët e parë në tokën shqiptare, pas marrëveshjes me Italinë, një...
Aktualitet
16 October 2024, 11:28
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Rregullorja e re e garës për drejtorët e rinj të Policisë së Shtetit në qarqe ka kalua...
Aktualitet
16 October 2024, 11:16
M.B
Drejtuesja e AMF, Mimoza Kaçi
TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren e re për llogaritjen e primit t&eum...
Aktualitet
16 October 2024, 11:05
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Një 73-vjeçar ka humbur jetën në spitalin e Vlorës. Mësohet se ai ishte ndjerë keq n&...
Aktualitet
16 October 2024, 10:47
M.B
Armët
LUSHNJE- 68-vjeçari Ali Sefa është arrestuar në Lushnje për armëmbajtje pa leje. Mësohet se gjatë...