Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Mbetën të bllokuar në Malin e Çikës, policia shpëton tre turistët gjermanë (VIDEO)
Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi me sukses falë ndërhyrjes nga ajri me helikopter falë koordinimit të Emergjencave civile Tiranë me Qendrën Operacionale Kombëtare të Emergjencave Civile Tiranë, pasi terreni ishte i vështirë për tu përshkuar në këmbë.
5 August 2026, 10:51Nga G.M
Pamje
VLORË- Tre turistë gjermanë rreth 18 vjeç u shpëtuan nga Policia pasi mbetën të bllokuar në Malin e Çikës në Vlorë, ata kërkuan ndihmë pasi ishin lodhur fizikisht dhe nuk mund të vijonin më lëvizjen.
Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi me sukses falë ndërhyrjes nga ajri me helikopter falë koordinimit të Emergjencave civile Tiranë me Qendrën Operacionale Kombëtare të Emergjencave Civile Tiranë, pasi terreni ishte i vështirë për tu përshkuar në këmbë.
Turistët u nxorën të sigurt nga zona rreth orës 19:00, dhe falënderuan ekipet e angazhuara për reagimin e shpejtë dhe profesional.
NJOFTIMI:
"Mali i Çikës.
Policia u shkon në ndihmë 3 turistëve gjermanë të bllokuar në terrenin malor
Shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, pas marrjes së njoftimit për ndihmë nga disa turistë me origjinë gjermane, kanë nisur menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit në Malin e Çikës, Vlorë. Rreth orës 19:00, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur lokalizimin e 3 turistëve gjermanë, rreth 18 vjeç, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor ndodheshin të lodhur fizikisht dhe në pamundësi për të vijuar lëvizjen.
Për shkak të kushteve të terrenit dhe vështirësisë së ndërhyrjes në këmbë, në koordinim me Qendrën Operacionale Kombëtare të Emergjencave Civile Tiranë, u kërkua ndërhyrja nga ajri me helikopter. Rreth orës 19:30, falë ndërhyrjes së shpejtë nga ajri, u bë i mundur shpëtimi i turistëve dhe nxjerrja e tyre e sigurt nga zona malore.
Pas shpëtimit, turistët gjermanë falënderuan shërbimet e Policisë dhe të gjitha strukturat e angazhuara në operacion, duke vlerësuar reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për t’u ardhur në ndihmë dhe për t’i nxjerrë të sigurt nga terreni i vështirë malor.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe turistëve në çdo situatë emergjente, duke reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm në të gjithë territorin."/Dosja.al