Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas dëshmisë së tij ai ndodhej në pjesën e pasme të makinës së bashku me viktimat në momentin kur u sulmuan me armë zjarri.
DUKAGJIN - Lazër Bashi është i mbijeturi i atentatit të organizuar në Dukagjin, ku mbetën të vdekur Prelë dhe Lekë Gjoni. Sipas dëshmisë së tij ai ndodhej në pjesën e pasme të makinës, së bashku me viktimat në momentin kur u sulmuan me armë zjarri.
Bashi thotë se në sulm u përdorën dy armë zjarri, një tip kallashnikov dhe një MP5, dhe në drejtim të tyre u qëlluan më shumë se 50 plumba. Gjatë sulmit ai është shtrirë në automjet teksa ka marrë një plumb në shpatull, dhe ka qëndruar i fshehur derisa autorët e ngjarjes janë larguar.
Pasi u sigurua që autorët nuk ndodheshin më aty, Bashi doli nga makina e cila pasi humbi kontrollin u kthye në njërën anë, u largua menjëherë nga vendngjarja duke marrë me vete edhe telefonin. Terreni i vështirë malor e detyroi atë të ecte për gati 40 minuta duke qënë edhe i plagosur.
Pas mbërritjes në një lokal në afërsi të kryqëzimit që lidh rrugën e Pultit me atë të Shoshit ai ka telefonuar një të afërm dhe fjalët e para që i ka thënë kanë qenë: 'Na thavi krahin'. Bashi tregoi se Prela dhe Lekë Gjoni mbetën të dy të vdekur në vend.
Sakaq, ai ka pastruar gjakun që i rridhte nga plaga në çezmën që ndodhej pranë lokalit dhe ka pritur transportin drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Më pas u bë transportimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar pasi kishte humbur shumë gjak, teksa tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve po vazhdojnë ende nga Policia e Shkodrës dhe Prokuroria, ndërsa mësohet se deri më tani janë shoqëruar disa persona. Deri më tani shkaqe kryesore të atentatit mendohet të jenë një divorc i Lekë Gjonit ose një konflikt i ndodhur para disa vitesh, ndërsa familjarët janë shprehur se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të ndodhur së fundmi.
Viktimat babë e bir u zunë në pritë në rrugën e Xhanit pasi po ktheheshin nga shtëpia e tyre e vjetër në Dukagjin në drejtim të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, Lekë Gjoni transportonte materiali ndërtimi me kamion në zonën e Dukagjinit, dhe nuk njihej si person problematik.
Puna e hetuesve është vështirësuar nga mungesa e kamerave në zonë, terreni i vështirë malor si dhe mungesa e sinjalit telefonik. Prokuroria dhe Policia po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni në lidhje me atentatin./Dosja.al
KOSOVË- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sig...
Florian Dalladaku LUSHNJE- 77-vjeçari Hasan Dalladaku, i cili mbeti i plagosur nga i biri mbrëmjen e së hënës në fshatin Zh...
KROACI- Bashkimi Evropian po përgatitet për një reformë të thellë të procesit të zgjerimit, me integrim gradual të...
Banoret KLOS- Banorët e Xibrit kanë kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë Klos me Bashkinë Mat, gjatë dë...
Zjarret TIRANË- 31 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, ndërsa tre prej tyre vijojn...
Foto Ilustruese SHBA- Në konfliktin tregtar mes SHBA-së dhe Kanadasë presidenti amerikan Donald Trump po e përshkal...
Foto Ilustruese GOLEM- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 00:20 të 25 gushtit në Golem, ku një motomjet me dy pe...
Harta TIRANË- Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndër...
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
pamje nga arrestimi FIER- Është arrestuar në Fier, 45-vjeçari i cili vrau me sqepar nënën e tij dhe plagosi rënd&...