Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë një vizite në Kalludër – një nga lokacionet ku u gjetën mbetje mortore – së bashku me familjarët e të zhdukurve, tha se mbetjet mortore të gjetura në këtë vend janë dërguar në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në Hagë, ku do të bëhet krahasimi me mostrat e dhëna nga familjarët e të zhdukurve.
KOSOVË- Autoritetet në Kosovë thanë se të paktën dhjetë mbetje kockore të gjetura në tri varrezat masive në Zubin Potok, janë dërguar në Hagë për identifikim përmes ADN-së.
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, gjatë një vizite në Kalludër – një nga lokacionet ku u gjetën mbetje mortore – së bashku me familjarët e të zhdukurve, tha se mbetjet mortore të gjetura në këtë vend janë dërguar në laboratorin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në Hagë, ku do të bëhet krahasimi me mostrat e dhëna nga familjarët e të zhdukurve.
Pritet që shpejt të arrijnë rezultatet e para nga Haga pas dërgimit të mbetjeve kockore, thanë nga Institutit i Mjekësisë Ligjore.
Gërmimet kishin nisur në korrik dhe më 21 gusht, autoritetet njoftuan se kishte përfunduar procesi i gërmimeve dhe i zhvarrosjes të mbetjeve mortore në tri lokacione në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut. Në tri varret masive, Prokuroria Speciale ka deklaruar se janë gjetur mbetje mortore të të paktën 23 personave.
Lidhur me këtë rast, tre persona janë arrestuar nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile dhe aktualisht të njëjtit janë në paraburgim.
Autoritetet në Kosovë dyshojnë se mbetjet mortore të gjetura në varrezat masive në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë të Zubin Potokut mund t’i përkasin “grupit të intelektualëve të Mitrovicës”.
Grupi prej 23 personash është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se rastin e 23 personave të zhdukur e kanë trajtuar prej shtatë vjetësh dhe se provat e mbledhura deri tani çojnë hetimin drejt tyre, por vetëm përmes identifikimit me ADN do të vërtetohet nëse bëhet fjalë për ta.
Udhëheqësja e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP) në Ballkanin Perëndimor, Samira Krehiq, ditë më parë tha për Radion Evropa e Lirë se gjetja e mbetjeve mortore është vetëm fillimi i një procesi kompleks të identifikimit.
Sipas saj, gjendja e mbetjeve, degradimi i ADN-së dhe mungesa e mostrave të mjaftueshme nga familjarët mund ta vështirësojnë identifikimin. Në rastet më komplekse, sipas Krehiq, mund të kërkohen ekspertizë, analiza dhe përpjekje shtesë.
Ajo u shpreh se identiteti i viktimave dhe ngjarja nuk duhet të paragjykohen para përfundimit të analizave të ADN-së.
“Vetëm pasi ta dimë me siguri identitetin individual të të gjitha viktimave që janë gjetur, mund të fillojë rindërtimi i ngjarjes, jo anasjelltas”, tha Krehiq.
ICMP-ja është përfshirë në kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë që nga viti 1999.
Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.
Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme./REL
Zjarri në Vranisht VLORË- Policia ka ndaluar një person të dyshuar si shkaktar i vatrës së zjarrit në fshatin Vranisht, ...
Zjarri në Librazhd LIBRAZHD- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar ditën e sotme në zonën midi...
Ergys Agasi TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka zb...
Zjarri në Vajkal BULQIZË- Vatra e zjarrit e regjistruar më fshatin të Vajkal të Bulqizës vijon të mbetet aktive prej 35 ...
Zjarri në Vranisht VLORË- Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në Fshatin Vranisht, në bashkinë...
Maks Haxhia TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë n&eu...
Ergys Agasi TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të l&e...
Ergys Agasi TIRANË- Pas një seance maratonë me debate të forta ligjore mes palëve, trupa gjykuese e Gjykatës së Posa&cc...
foto nga aksidenti ELBASAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në...
Ergys Agasi TIRANË- Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar&nbs...