6 February 2026, 09:50
Nga D.S
eurot e falsifikuara të sekuestruara
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19-vjeçar në kuadër të operacionit të koduar “Livadhet 3”. Në pranga ra Ornaldo Çerenishta pasi në banesën e tij u gjetën 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura.
Uniformat e policisë bën me dije se, makina dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025. Ndërkohë njoftohet se vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të riut.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “Livadhet 3”.
Vihet në pranga një 19-vjeçar. Sekuestrohen nga banesa e tij, 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura. Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, ne bashkepunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës Shkodrër, finalizuan operacionin e koduar “Livadhet 3”. Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi: O. Ç., 19 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë kontrollit të kryer në zbatim të vendimit të Gjykatës, në banesat e disa shtetasve që dyshohen për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, lidhur dhe me dy operacione të zhvilluara më parë, të koduara “Lvadhet 1” dhe “ Livadhet 2 “, shërbimet e Policisë gjetën në banesën e 19-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, 1 automjet që dyshohet se është vjedhur në qytetin e Fushë Krujës, në vitin 2019, dhe 2 targa të dyshuara të vjedhura në qytetin e Tiranës, në vitin 2025. Vijon puna intensive për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit të arrestuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.", shkruhet në njoftimin e policisë./Dosja.al
ornaldo Çerenishta arrestohet 19-vjeçari në shkodër mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur
Aktualitet
6 February 2026, 09:37
D.S
foto nga Gjykata
DURRËS- Kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit 20 të arrestuarit për mbetjet e rrezikshme n&eu...
Aktualitet
6 February 2026, 09:01
D.S
foto nga ambjenti
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga Elvis Lezo 42 vjeç dhe Bujar Lezo ...
Aktualitet
6 February 2026, 07:59
D.S
familja kola
ITALI- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me tragjedinë në Itali ku humbën jetën katër anëtarët ...
Aktualitet
6 February 2026, 07:45
D.S
Foto ilustruese
Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur të mos heqë pezullimin për procedurën “Mirëmbajtje e Modulit t&eum...
Aktualitet
6 February 2026, 07:28
D.S
Foto ilustruese
Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është n...
Aktualitet
6 February 2026, 07:19
D.S
Foto ilustruese
Sot moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në ...
Aktualitet
5 February 2026, 21:56
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Met...
Aktualitet
5 February 2026, 21:26
D.S
Foto ilustruese
KORÇË- Vetëm para pak minutash një tjetër tërmet ka rënë, me epiqendër në Desmir...
Aktualitet
5 February 2026, 20:57
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftoht&e...
Aktualitet
5 February 2026, 20:28
D.S
Foto nga vendngjarja
LEZHË- Janë publikuar pamjet nga atentati me kallashnikov, dy ditë më parë në fshatin Rrilë në...