25 January 2023, 22:33
Nga F.M
Blendi Fevziu dhe Keida Kostreci
TIRANË- Gazetarja e “Zërit të Amerikës” Keida Kostreci ka deklaruar se seanca gjyqësore gjatë të cilës u mor vendimi për lirimin me kusht të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal ishte e shkurtër dhe zgjati 15 minuta. Në lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kostreci ka thënë se në këtë seancë gjyqësore kishte vetëm 1 të pandehur dhe ai ishte McGonigal.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Ka dalë në Gjykatën e Washingtonit sot dhe pritej që të shtyhej gjyqi?
Keida Kostreci: Dje u tha që mund të mbahej seanca gjyqësore në një ditë tjetër dhe jo sot. Pastaj pati një njoftim tjetër që seanca do të mbahej sot dhe ka përfunduar para 2 orësh. Ishte një seancë e shkurtër, 15 minuta, rutinë ku McGonigal e deklaroi veten të pafajshëm. Ishte një procedurë e shkurtuar, kjo ishte gjëja kryesore që doli nga kjo seancë. U tha se do të ketë një seancë tjetër në një kohë të dytë për të vazhduar me procedurën.
Blendi Fevziu: A është Agron Neza shqiptari që i ka dhënë atij 225 mijë Dollarë, por edhe para të tjera? A ka qenë ky personi që ka dëshmuar? Le të themi a është ai një dëshmitar i penduar?
Keida Kostreci: Nuk e dimë këtë. Nuk kemi të dhëna që të konfirmojmë një gjë të tillë.
Blendi Fevziu: Ju vazhdoni të keni të njëjtin informacion që nuk ka çështje të ngritur ndaj Nezës dhe Duçkës, apo jo?
Keida Kostreci: Seanca sot ishte pikërisht për këtë aktakuzë. Aktakuza ka vetëm 1 të pandehur dhe është McGonigal. Personi A dhe personi B që përmenden aty, përmenden në funksion të shkeljeve të këtij personi dhe në funksion të kësaj aktakuze që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur ndaj ish-agjentit për shkeljet që ai ka bërë, për kontaktet dhe takimet që nuk ka raportuar dhe për përfitimet që mund të ketë pasur.
Ish-zyrtari u deklarua i pafajshëm sot në Gjykatën Amerikane, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera. Vetëm dy ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI./Dosja.al
keida kostreci
Aktualitet
25 January 2023, 22:30
E moshuara
TIRANË- Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në zonën e Kombinatit në shtëpinë e zon...
Aktualitet
25 January 2023, 21:56
F.M
Elvis Hila
LEZHË- Është zbardhur dëshmia e gazetarit Elvis Hila, i cili u dhunua këtë pasdite në Lezhë. Në kal...
Aktualitet
25 January 2023, 21:54
Divjakë
TIRANË- Karota dhe patatja po shiten me një çmim më të mirë këtë sezon nga fermerët në Div...
Aktualitet
25 January 2023, 21:40
F.M
Agron Neza
TIRANË- Agron Neza, shqiptaro-amerikani i identifikuar si ‘Personi A’, në dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charl...
Aktualitet
25 January 2023, 21:22
a.l
Banda e grabitjes
SPANJË- Një operacion blic është zhvilluar në Spanjë snga e cila është bërë i mundur go...
Aktualitet
25 January 2023, 21:24
Vendi ku ndodhi 21 Janari
TIRANË- Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i bëri ...
Aktualitet
25 January 2023, 21:23
Bardhe Preni
TIRANË- Ata thuhet se nuk kanë gojë të flasin. Por nuk kanë as edhe një varr për të na treguar se cili...
Aktualitet
25 January 2023, 21:22
Bardhe dhe Anton Preni
TIRANË- Në këtë pjesë në vazhdim të dokumentarit, do të ndalemi kryesisht te...
Aktualitet
25 January 2023, 21:15
Emisioni Stop
TIRANË- Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një farmacist i ri i cili t...
Aktualitet
25 January 2023, 20:36
a.l
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me dhunimin e gazetarit Elvis Hila dhe ...