Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një letër drejtuar KLGJ-së dhe KLP-së, Malaj kërkon që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht të paraqiten sërish sipas metodologjisë së përdorur deri në muajin korrik, pasi ndryshimet e reja në pagat e magjistratëve ende nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
TIRANË-Ministria e Financave ka reaguar në lidhje me kërkesën për zhbllokimin e pagave të magjistratëve dhe personelit të sistemit të drejtësisë, duke sqaruar se pagat nuk janë bllokuar, por se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë paraqitur listëpagesat e muajit gusht mbi një metodologji të ndryshme nga ajo që është aktualisht në fuqi.
Në një letër drejtuar KLGJ-së dhe KLP-së, Malaj kërkon që listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht të paraqiten sërish sipas metodologjisë së përdorur deri në muajin korrik, pasi ndryshimet e reja në pagat e magjistratëve ende nuk janë miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Sipas Ministrit të Financave, vendimi nr. 15, datë 17.02.2026, i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe detyrues, por zbatimi i tij kërkon ndryshimet ligjore përkatëse, të cilat i janë lënë për miratim Kuvendit.
“Ministria e Financave, as nuk mund të zëvendësojë Kuvendin në ushtrimin e funksionit normativ, as nuk mund të përcaktojë, nëpërmjet procedurave të ekzekutimit buxhetor, formulën konkrete të pagës dhe aq më pak mund të ekzekutojë urdhëra që vijnë nga autoritete të nderuara të pushtetit gjyqësor, të cilat nuk e kanë autoritetin ekskluziv parlamentar të miratimit të ndryshimeve në buxhetin e shtetit shqiptar”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.
Në këtë kuadër Ministri Malaj i kërkon KLGJ-së dhe KLP-së që të paraqesin pa vonesë listëpagesat e muajit gusht sipas parametrave të përdorur në listëpagesën e muajit korrik, me qëllim që pagesat të mund të procedohen menjëherë.
“Sapo strukturat e Thesarit të disponojnë listëpagesat sipas parametrave në fuqi, ato do të procedojnë me përparësi dhe që të kryejnë pa vonesë pagesat”, u shpreh Malaj.
Më 26 gusht KLGJ dhe dy ditë më pas KLP e përcaktuan vetë pagën referencë të gjyqtarëve e prokurorëve, me një rritje të konsiderueshme, me argumentin se Kuvendi nuk kishte miratuar një formulë të re brenda 31 korrikut edhe pse ishte i detyruar nga vendimi i Gjykatës Kushtetueses./Dosja.al
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur akuza për mbylljen e profileve të personave me numër të lartë ndj...
Klodiana Spahiu TIRANË- Klodiana Spahiu është propozuar ditën e sotme si ministre e Shëndetësisë, pas dorëheqjes s&...
Pamje nga arrestimi SARANDË- Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë ditë...
Makina e Viktor Bardhit MIRDITË- Ngjarja e rëndë e ekzekutimit të Viktor Bardhit në Mirditë mëngjesin e sotëm ka tr...
Pamje nga mjeti lundrues VLORË- Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare gjatë kotrolleve t...
Vatra e zjarrit MAT- Vatra e zjarrit e regjistruar në zonën e Ulzës në bashkinë Mat, po përhapet me shpejtësi i avorizua...
Banori MIRDITË- Vrasja fatale e 65-vjeçarit Viktor Bardhi mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas, në Mirditë ka ...
Makina e viktimës MIRDITË- Viktor Bardhi është 65-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme në fshatin Ndërfushas...
Zjarret TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend për 24 orët e fundit. Sipas t...
Paraburgimi i Durresit DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar kontroll në ambientet e paraburgimit të Durrësit, k...