Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Drejtonte gomonen në gjendje të dehur, gjobitet një person në Vlorë
Sipas njoftimit të Policisë, pas testit të alkoolit u konfirmua se drejtuesi i gomones po e drejtonte atë në gjendje të dehur.
3 September 2026, 11:31Nga G.M
Pamje nga mjeti lundrues
VLORË- Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato të Policisë Kufitare gjatë kotrolleve të mjeteve lundruese në zonën e Triportit në Vlorë kanë konstatuar një gomone që po kryente manovra të rrezikshme dhe po lundronte me shpëjtësi të madhe.
Sipas njoftimit të Policisë, pas testit të alkoolit u konfirmua se drejtuesi i gomones po e drejtonte atë në gjendje të dehur. Policia i bllokoi lejen e drejtimit të mjetit lundrues për dy muaj dhe e gjobiti drejtuesin me iniciale A.G me një shumë prej 50 000 lekë të rinj.
Njoftimi i Policisë:
"DVKM Vlorë/Kreu manovra të rrezikshme me gomonen që e drejtonte me shpejtësi të lartë, ndërkohë që ishte në gjendje të dehur, ndëshkohet me gjobë 50 000 lekë të rinj dhe me bllokim të lejes së drejtimit, për 2 muaj, si dhe i bllokohet mjeti lundrues.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë kontrolleve në zonën afër ankorimit të mjeteve lundruese në Triport, Vlorë, kanë konstatuar një mjet lundrues gomone që lëvizte me shpejtësi të madhe dhe kryente manovra të rrezikshme, duke rrezikuar sigurinë e mjeteve të tjera lundruese dhe të pushuesve që ndodheshin në zonë.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar gomonen me drejtues shtetasin A. G. Pasi iu bë testi i alkoolit, ai rezultoi në gjendje të dehur.
Në përfundim të veprimeve procedurale, drejtuesit të mjetit lundrues iu vu masa administrative gjobë 50 000 lekë të rinj dhe iu bllokua leja e drejtimit për 2 muaj. Gjithashtu, u bllokua mjeti lundrues gomone.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe shmangien e çdo sjelljeje që rrezikon sigurinë e jetës dhe të mjeteve lundruese në det."/Dosja.al