15 July 2025, 10:50
Nga E. D
pamje nga vendngjarja
MIRDITË- Një grup qytetarësh nga Mirdita janë nisur drejt Thethit pas mbylljes së aksionit për prishjen e subjekteve pa leje në Theth. Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, kjo iniciativë vjen si shprehje e mbështetjes për vëllezërit tanë të gjakut në Shalë e Shosh, të cilët po përballen me sfida serioze që prekin jetesën, trashëgiminë dhe të ardhmen e tyre në këto treva historike. Mirditorët u shprehen se ky udhëtim nuk është thjesht simbolik, por një thirrje për ndërgjegjësim kombëtar dhe veprim konkret.
Ata gjithashtu u shprehën se janë nisur drejt Dukagjnit, aty ku është bërë një masakër e jashtëzakonshme dhe theksuan se dora e njeriut e ndërtoi dhe sërish dora e njeriut e shkatërroi. Sipas tyre ajo tokë nuk është e xanun, është e trashëguar nga gjyshërit, është e larë me gjak.
Gjithashtu atyre iu është bashkuar edhe ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i cili u shpreh se janë ende në kohë “përderisa deri në këto momente nuk ka gjak”.
“Jemi nisur drejt Dukagjnit, aty ku është bërë një masakër e jashtëzakonshme. Dora e njeriut e ndërtoi dhe sërish diora e njeriut e shkatërroi. Jemi në mbështetje të vëllezërit tanë. Ne nuk do të bëjmë luftë me qeverinë por të shohim masakrën e bërë nga ky regjim. Kur shteti kthehet në një agresor, populli mbledh Kanunin. Është një reagim për t’u mbrojtur. Ajo tokë nuk është e xanun, është e trashëguar nga gjyshërit, është e larë me gjak Mirdita solidarizohet me Dukagjinin sepse jemi një, sepse bashkimi është forca jonë më e madhe," shprehen ata.
theth
Aktualitet
15 July 2025, 10:43
E. D
foto ilustruese
FIER- Një banesë në lagjen “Çeligrad” të Fierit është përfshirë nga flak&eu...
Aktualitet
15 July 2025, 10:31
E. D
Rifat Dobra
MAT- Rifat Dobra babai i 22-vjeçarit, Renis Dobra i cili u gjet i pajetës disa ditë më parë pranë liqenit ...
Aktualitet
15 July 2025, 10:28
N.F
Foto
TIRANË- Bankers Petroleum Albania ka bërë me dije se ka emëruar si kryetar të Bordit Mbikëqyrës dhe Bashkëkrye...
Aktualitet
15 July 2025, 10:19
N.F
Beqja
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj raportohet se është shtruar me urgjencë në QSUT. Më...
Aktualitet
15 July 2025, 09:47
N.F
Dozat e sekuestruara
KAMËZ- Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kamëz. Arrestimi i tij ka...
Aktualitet
15 July 2025, 09:27
N.F
Goro
TIRANË- SPAK ka dhënë pretencën ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të sh...
Aktualitet
15 July 2025, 09:13
N.F
Foto
VLORË- Babai i 17-vjeçares së plagosur ditën e djeshme në Vlorë është vënë në pranga pas ngja...
Aktualitet
15 July 2025, 08:46
N.F
GREQI- Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 39-vjeçari ishte n...
Aktualitet
15 July 2025, 07:48
N.F
Foto
TIRANË- Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mbe...
Aktualitet
15 July 2025, 07:25
N.F
Foto
TIRANË- Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri do të ketë detyrimin të bëjë vetë...