15 July 2025, 08:46
Nga N.F

GREQI- Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet greke. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 39-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. Ai është identifikuar si Denis Mecolli.
Mecolli në shkurt të këtij të viti tentoi të vriste 40-vjeçarin, Ergys Shtylla duke e goditur me thikë. Ngjarja u regjistrua në qytetin e Korçës. Gjykata e Korçës i ka caktuar Mecollit masën e sigurisë “Arrest në burg”. Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi me homologët, në kuadër të operacionit “The ëanted”. Tentoi të vriste një shtetas në Korçë në muajin Shkurt 2025, kapet në Greqi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
D. M. alias D. M., 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë). Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
denis mecolli
Aktualitet
15 July 2025, 07:48
N.F
Foto
TIRANË- Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mbe...
Aktualitet
15 July 2025, 07:25
N.F
Foto
TIRANË- Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri do të ketë detyrimin të bëjë vetë...
Aktualitet
15 July 2025, 07:17
N.F
Foto
TIRANË- Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet mi...
Aktualitet
15 July 2025, 07:11
N.F
Foto
TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. M...
Aktualitet
14 July 2025, 22:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
THETH- Pavarësisht rezistencës së banorëve, pas disa orësh tension dhe përballje, godina e fud...
Aktualitet
14 July 2025, 22:25
Gjergj Erebara
foto ilustruese
Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë,...
Aktualitet
14 July 2025, 21:48
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një zjarr masiv raportohet se ka përfshirë kodrat e Selitës në Tiranë. Bazuar në ...
Aktualitet
14 July 2025, 21:34
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
THETH- Vijojnë tensione në aksionin e IKMT-së për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth, teks...
Aktualitet
14 July 2025, 21:32
M.B
Foto nga emisioni
SARANDA- Fiks Fare denoncoi mosveprimet e Policisë së Sarandës për kërcënimet dhe sharjet e dy motrave...
Aktualitet
14 July 2025, 21:14
alba kepi
Antonio Quintavalle
TIRANË- Mafia shqiptare ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e kriminalitetit tradicional, duke u shndërruar n&eum...