28 September 2025, 10:08
Nga I.A
SPAK
TIRANË- Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial janë nën hetim nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pasiv. Mësohet se nën hetim dhe me masë sigurie 'arrest me burg' dhe 'arrest në shtëpi' janë dy inspektorët O.J si dhe L.S.
Nga hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë nga një biznes.
Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”*, kryer në bashkëpunim, ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve. Në datën 23.09.2025, me vendimin nr. 95, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal:
“Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale;
“Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit L.S., ish-inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale.
Masat e sigurimit janë ekzekutuar më 27.9.2025, me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Procedimi penal
Në datën 5.3.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr.44të vitit 2025, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 385/1 të vitit 2023 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244, paragrafi 2 dhe 259, paragrafi 2 e 25 te Kodit Penal, i cili u dërgua për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Hetimet dhe gjetjet
Nga hetimet proaktive dhe metodat speciale të hetimit, të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka rezultuar se në datën 1.11.2021, të hetuarit O.L. dhe L.S., kanë marrë shumat monetare 900.000 (nëntëqind mijë) lekë dhe 10.000 (dhjetë mijë) dollarë.
Hetimet kanë provuar se kjo shumë është marrë nga dy inspektorët e ISHTI-t, të caktuar për inspektim tek subjekti privat J.S. me vendndodhje në Korçë, me qëllim për të mos e ndëshkuar me masë administrative, subjektin privat J.S., i cili ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor dhe licensën përkatëse.
spak
Aktualitet
28 September 2025, 10:00
E.d
Foto Ilustruese
LUSHNJË – Një 27-vjeçar të cilit iu gjetën doza me lëndë narkotike të dyshuara kanabis, &eu...
Aktualitet
28 September 2025, 09:26
E.d
Foto ilustruse
TIRANË – Një 48-vjeçar i cili shiste kokainë dhe mbante sende të paligjshme është arrestuar sot n...
Aktualitet
28 September 2025, 07:30
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Territori Shqiptar gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të ...
Aktualitet
27 September 2025, 22:59
Elton Qyno
GJIROKASTËR- Pasi janë mbajtur përgjatë gjithë ditës së sotme në ambjentet e policisë Gjirokastër, duke dh&e...
Aktualitet
27 September 2025, 22:31
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një festival i Kretës në Metamorfosi përfundoi në një përleshje të përgjakshme...
Aktualitet
27 September 2025, 21:20
I.A
Edoardo Sarchi
ITALI- Mediat italiane kanë zbuluar më shumë rreth profilit të biznesmenit që u vra mbrëmjen e kaluar në ...
Aktualitet
27 September 2025, 21:06
I.A
GREQI- Fotoja e Fatjon Prendit, kreut të organizatës kriminale që u shkatërrua disa ditë më parë në Greqi ësht&eu...
Aktualitet
27 September 2025, 18:56
I.A
Edoardo Sarchi
TEPELENË- Fotoja e mësipërme është e biznesmenit italian që u vra mbrëmjen e kaluar në Tepelenë...
Aktualitet
27 September 2025, 16:45
I.A
Vellezerit Çopja
ANGLI- Media britanike 'The Sun' i ka bërë një reportazh veprimtarisë së klanit kriminal Çopja...
Aktualitet
27 September 2025, 16:39
I.A
TIRANË- Autori i plagosjes së kunatit të tij në Kombinat është arrestuar ditën e sotme nga Policia. Plagosja ka ndodhu...