28 August 2026, 10:21
Nga I.A
Ergys Agasi
TIRANË- Seanca për Ergys Agasin në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masën e sigurisë, është ndërprerë për dy orë. Shkak është bërë kërkesa e avokatit të Agasit, Maks Haxhia, i cili ka kërkuar kohë që të njihet me materialet dhe provat e dosjes hetimore të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi ta ndërpresë procesin për dy orë. Seanca në GJKKO pritet të rifillojë pas këtij afati për të dëgjuar pretendimet e palëve dhe për të dhënë vendimin mbi masën e sigurisë.
Si u arrestua Agasi?
I shumëkërkuari nga SPAK për abuzimet me tenderët e AKSHI-t, Ergys Agasi, u arrestua nga policia në zonën e Plepave në Durrës, pasi u lokalizua fillimisht në Elbasan. Bashkë me të u prangos edhe ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku. Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn, i arrestuar pak javë më parë në Francë, krijoi një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderëve publikë përmes korrupsionit, dhunës dhe pengmarrjes.
Në kuadër të kësaj dosje, ish-drejtoreshës së AKSHI-t i është lehtësuar masa e sigurisë në "detyrim paraqitje". Pas arrestimit të Agasit dhe ish-efektivit Uljan Shpataraku në Plepa të Durrësit, policia ushtroi kontroll blic me urdhër të SPAK-ut në banesën e Shpatarakut te “Liqeni i Thatë” për të sekuestruar prova elektronike e dokumente lidhur me dosjen e AKSHI-t./Dosja.al
ergys agasi maks haxhia
Aktualitet
28 August 2026, 10:16
I.A
Pamje nga vendngjarja
DURRËS- Një bombë artizanale e lidhur me një celular, është konstatuar mëngjesin e kësaj t&eu...
Aktualitet
28 August 2026, 10:15
I.A
Pamjet
BULQIZË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjoricë të Bulqizës, ku një vajzë rr...
Aktualitet
28 August 2026, 10:00
I.A
Burgu
POGRADEC– Tre anëtarë të së njëjtës familje nga Rumania, babai, nëna dhe vëllai, janë shoqëru...
Aktualitet
28 August 2026, 09:51
I.A
Zjarret
TIRANË- 22 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 3 prej tyre vijoj...
Aktualitet
28 August 2026, 09:42
I.A
Gjykata e Tiranes
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën, të arrestuar gjatë ope...
Aktualitet
28 August 2026, 09:20
I.A
Pamje nga vendngjarja
DURRËS- Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 3 të Durr&e...
Aktualitet
28 August 2026, 08:25
I.A
Geoffrey Nice
Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice, thotë se nuk pati ndonjë mendim apo emocion veçanërisht të fortë p...
Aktualitet
28 August 2026, 08:13
I.A
Foto Ilustruese
Bashkitë e Qarkut të Kukësit kanë nivelin më të ulët të mbulimit të funksioneve në vend, ...
Aktualitet
28 August 2026, 07:36
I.A
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
Aktualitet
27 August 2026, 22:57
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Një defekt i rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprer...