Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Blutë bëjnë me dije se Admir Ndoja ndezi zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën magazinën me fishekzjarrë e lodra fëmijësh. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, vatra u izolua pa rrezikuar banesa e objekte përrreth.
DURRËS- Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se shkaktoi zjarrin që përfshiu të enjten magazinën në Shkozet. Blutë bëjnë me dije se Admir Ndoja ndezi zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën magazinën me fishekzjarrë e lodra fëmijësh. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, vatra u izolua pa rrezikuar banesa e objekte përrreth.
Gjatë operacionit për izolimin e flakëve, dy efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, Nadir Kapaj dhe Maliq Gjyli, u transportuan në Spitalin Rajonal të Durrësit pas asfiksimit nga tymi. Kapaj dhe Gjyli po marrin ndihmën mjekësore dhe gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.
Operacioni për shuarjen e zjarrit zgjati për më shumë se tre orë dhe në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse, 4 autobotë, 1 autoshkallë dhe 24 efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Bashkisë Durrës.
Në mbështetje të tyre morën pjesë edhe forcat zjarrfikëse të Portit të Durrësit dhe stacioni i MZSH-së Shijak. Për shkak të zjarrit u bllokua qarkullimi i automjeteve në Unazën e Durrësit, në mbikalimin e Shkozetit, në segmentin rrugor "Martin Camaj" në drejtim të Plepave, si edhe në aksin Kavajë-Durrës. Po ashtu, për arsye sigurie gjatë operacionit, energjia elektrike në zonë u ndërpre për më shumë se një orë.
Njoftimi i policisë:
Ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
banoret KLOS- Banorët dhe punonjësit e Bashkisë Klos janë ngritur në portestë, duke kundërshtuar draftin e PS-...
orest sota TIRANË- Biznesmeni Orest Sota, i cili është arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK për dosjen “Ar...
KLOS- Drafti i Partisë Socialiste për Reformën e re Territoriale ka krijuar pakënaqësi në shumë bashki të vendit. Pas ...
pamje nga protesta TIRANË- Diaspora shqiptare ka lajmëruar se të shtunën më 1 gushtit do mbajë protestë kombëtare n...
pamjet nga protesta TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 62-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët k...
Edison Xhaka dhe Aleksandër Toçila KRETË- Edison Xhaka, 27 vjeç nga Elbasani dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç...
TIRANË- Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin t...
foto ilustruese TIRANË- Fitimi operativ bruto i ekonomisë shqiptare ka shënuar një rritje të fortë pas pandemisë, por t&...
KOSOVË- Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka vazhduar të shënojë rënie edhe gjatë ...
Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga puna jashtë vendit u rritën përsëri në tremujorin e parë të këtij viti...