15 July 2026, 21:04
Nga G.M
Pamje
TIRANË- Një i ri që mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë u shpreh se pjesëmarrja e qytetarëve për 46 ditë radhazi tregon, se frika është kapërcyer dhe se kërkesa për ndryshim po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ai theksoi se protesta është një reagim ndaj korrupsionit, padrejtësive dhe mënyrës së qeverisjes. Gjatë fjalës së tij, protestuesi kritikoi klasën politike, duke thënë se Shqipëria ka nevojë për një demokraci funksionale dhe institucione që u shërbejnë qytetarëve.
Ai shtoi se ëndrra e tij është një Shqipëri europiane, ku respektohet mendimi ndryshe dhe qytetarët trajtohen me dinjitet. Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën, duke u drejtuar veçanërisht prindërve, pensionistëve, punonjësve të administratës dhe të rinjve. Sipas tij, vetëm përmes angazhimit qytetar mund të arrihen ndryshimet që kërkohen.
“Sot ndihem krenar sepse shoh një popull që ka dalë për 46 ditë pa frikë duke shprehur indinjatën me këtë demokraci 36-vjeçare. E di sepse dhe pse jam i ri ndryshe nga Zegjineja di të lexoj, ndryshe nga Gonxhja nuk fyej askënd dhe ndryshe nga Rama e pranoj mendimin ndryshe dhe kundra e ndryshe nga shumë deputetë socialistë.
Kam një ëndërr për një Shqipëri europiane ku qytetari triumfon, por zgjohem me makthe nga fytyrat e politkanëve të pseudodemokracisë të 35 viteve të fundit. Ëndrrat janë vetën kur flemë gjumë sepse ne zgjohemi dhe ëndrrën e bëjmë realitet.
Shoh një forcë të popullit shqiptar që nuk e kam parë asnjëherë, ju gjeni vullnetin çdo mëngjes të luftoni kundër korrupsionit dhe padrejtësisë.
Ju shkoni në punë, mbani familjet, mbajmë dhe këta në këmbë. Duhet t’ua kujtojmë se ne ua japim pushtetin dhe ne do t’i tërheqim zvarrë. Nëse na shantazhoni do ta ngremë zërin aq lart sa do t’ju kumbojë në kokë. Eja në protestë sepse të kanë shkelur dinjitetin, sa turp është kjo sepse jemi në demokraci dhe duhet të dëgjoni mendimet e kundërta. Nuk kemi bërë asnjë progres jemi në një diktaturë fashiste.
Edhe kur numrat janë kundër nesh, sepse dimë që historia nuk numëron ata që u dorëzuan, por ata që zgjodhën të luftojnë dhe marshojnë siç po bëjmë ne. Kam një mesazh për të gjithë ata që s’janë këtu: Nëse je prind që ke çuar fëmijët në kurbet eja, nëse një punonjës i administratës ti vlen më shumë se paga, pensionistë ju vleni më shumë se 5000 lekë, patronazhistë ju jeni manipuluar dhe mendoni se zgjidhja është t’i shërbeni pushtetit, por ju premtoj se ka një botë më të bukur dhe më të gjelbër”, tha ai./Dosja.al
protesta ne tirane
Aktualitet
15 July 2026, 21:03
D.S
VLORË- Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një automjet i Pol...
Aktualitet
15 July 2026, 20:43
G.M
Pamje
TIRANË- Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka bërë thirrje për bashkim ...
Aktualitet
15 July 2026, 20:39
G.M
Pamje
TIRANË- I moshuar që mori fjalën në protestën e zhvilluar në Tiranë, në ditën e 46-të, ka shpr...
Aktualitet
15 July 2026, 20:37
G.M
Pamje
TIRANË- Një prej folësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka drejtuar akuza ndaj deputetit Erion Braçe dh...
Aktualitet
15 July 2026, 20:30
D.S
TIRANË- Protesta e zhvilluar së fundmi në kryeqytet është shoqëruar me momente revolte të qytetarëve, të cilë...
Aktualitet
15 July 2026, 20:18
G.M
Luçiana Kokaj
TIRANË- Aktivistja Luçiana Kokaj ka deklaruar gjatë ditës së 46-të të protestës se tubimet ...
Aktualitet
15 July 2026, 20:16
G.M
Pamje
TIRANË- Gjatë protestës në Tiranë, një prej pjesëmarrësve ka ngritur akuza ndaj qeverisë për m...
Aktualitet
15 July 2026, 20:11
G.M
Pamje
TIRANË- Një qytetare, ka folur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke rikujtuar arsyet që kanë...
Aktualitet
15 July 2026, 20:09
D.S
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar zyrtarisht vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipë...
Aktualitet
15 July 2026, 20:01
G.M
Pamje
TIRANË- Dita e 46-të e proptetsës është shoqëruar me pankarta pikantë të cilat shprehin mesazhe ironike dhe k...