17 July 2023, 19:09
Nga Dosja.al
Jordan Daci
TIRANË- Avokati Jordan Daci ka deklaruar në Newsroom se legjislacioni në Shqipëri nuk ka një parashikim procedural për paditë SLAPP. Në një lidhje me Skype me Fjola Graçin në Newsroom, Daci tha se për këtë arsye, paditë e tilla nuk ekzistojnë ligjërisht në vendin tonë. Në vendin tonë, sipas Dacit, ka padi për fyerje, shpifje dhe dëmshpërblimi për dëmin e shkaktuar.
"Do të doja që SLAPP të kishte një emër shqip, në shqip kjo padi nuk ekziston. Legjislacioni ynë nuk ka asnjë parashikim procedural, lidhur me mundësinë që një gjyqtar të mos shqyrtojë një padi për arsyen se ka një interes publik për të mos e bërë një gjë të tillë. Kjo nuk ekziston në legjislacionin tonë. Këtu tek ne mund të quhet se përdoret padi e zakonshme, ne kemi 3 lloj padish për këto raste: fyerje, shpifje dhe padia e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar. Intensiteti i përdorimit të tyre nuk lidhet me një përkufizim të mirëfilltë në rastin e Shqipërisë. Si biznesi, kushdo që përdor këto padi i përdor si subjek normal i procedurës civile. Këto padi përdoren normalisht, çdokush mund ta përdorë sido që do. Kur padia është abuzive mund të gjobitet paditëse, e po ashtu kur është gjykuar njëherë nuk mund të ngrihet përsëri. Pra praktikisht nuk ka një rregull të posaçëm për t'u mbrojtur nga këto padi. E vetmja mundësi që një gazetar të mbrohet është që të mbrojë të vërtetën në një proces gjyqësor,”- tha Daci në Newsroom.
Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.
*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.
jordan daci newsroom
Aktualitet
17 July 2023, 18:58
Dosja.al
Newsroom
TIRANË- Newsroom diskuton këtë javë paditë SLAPP! Nën moderimin e autores Fjola Graçi, në puntatën ...
Aktualitet
17 July 2023, 18:29
A.B
Komisioni i Ligjeve dhe ai për Media dhe Edukim diskutuan të hënën projektligjin e qeverisë për mjekët e rinj, që tent...
Aktualitet
17 July 2023, 18:51
Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi
TIRANË- Prokurori i Elbasanit, Xhelian Seferi u përball të premten më 14 korrik me Kom...
Aktualitet
17 July 2023, 18:26
foto ilustruese
ELBASAN- Detaje të reja janë hedhur në dritë në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur mbrëmjen e s&e...
Aktualitet
17 July 2023, 16:38
foto ilustruese
FUSHË-KRUJË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fush...
Aktualitet
17 July 2023, 15:55
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Vaqarr. Viktima është një 22-vjeçar, i c...
Aktualitet
17 July 2023, 15:36
kontrolle nga policia
SHËNGJIN- Njësia Policore Detare në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Sh&...
Aktualitet
17 July 2023, 14:58
A.B
Bijan Poladrag
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poladrag, të akuzuar nga SPAK për te...
Aktualitet
17 July 2023, 14:21
A.B
Akademia e Shkencave
TIRANË- Mandati i Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka përfunduar. Ditën e s...
Aktualitet
17 July 2023, 14:06
k.m.
Foto ilustruese
21 qershori duhej të ishte si çdo ditë tjetër pune për Taulant Dikën. Dhe deri në orën 18:20, ajo...