23 September 2026, 12:17
Nga E.d
Vlora Hyseni, Ergys Agasi
TIRANË- Ish-shefja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni ndodhej jashtë vendit ndërkohë që në Shqipëri doli lajmi se SPAK kishte firmosur ndaj saj dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve publike”.
Sipas raportimeve, Vlora Hyseni ndodhej në Baku të Azerbajxhan në një takim me shefat e shërbimeve të 82 vendeve. Por disa orë pasi SPAK caktoi masën e sigurisë ndaj saj, ajo u shfaq në Kosovë. Automjeti me të cilin udhëtonte mbërriti në pikën e kalimit kufitar në Morinë ku edhe u bë ndalimi nga policia shqiptare.
Më pas, Hyseni, e cila i ka komunikuar informacionet Ergys Agasit gjatë kohës që ishte në detyrë, është shoqërua për në ambientet e policisë së Shtetit. Aty dha shpjegimet e para, ndërsa më pas iu komunikua masa dhe izolua në banesën e saj afër stadiumit Air Albania.
Vlora Hyseni akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve sekrete, lidhur me aferën e AKSHI, ku Ergys Agasi dyshohet se kishte krijuar një grup kriminal që vepronte brenda këtij institucioni.
Sipas prokurorëve janë zbuluar komunikimeve mes saj dhe Agasit edhe gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati. Agasi po hetohet se në kuadër të grupit kriminal dhe në bashkëpunim me ish-drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj dhe ish zv,.drejtoreshën Hava Delibashi.
Në kuadër të të njëjtin aksion SPAK arrestoi dje Embro Sulejmanin, punonjës i Agroturizëm Kodra e Kuajve, që ndihmonte Aasin në arrati, si dhe Fatjon Kalluci, Përgjegjës Sektori në Institutin të Policisë Shkencore që dyshohet se nxjerrje te dokumenteve sekrete. SPAK urdhëroi dhe kontrollin e banesës për ish-kreun e Policisë së Shtetit, Ilir Proda./Dosja.al
vlora hyseni ergys agasi
Aktualitet
23 September 2026, 11:48
E.d
pamjet
VLORË- Situata nga zjarri në zonën e Akërnisë vijon të jetë problematike. Flakët janë përhapu...
Aktualitet
23 September 2026, 11:46
ismail shehu-kreu i kpp
TIRANË- Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) vijon të mbajë pezull një procedurë të rëndësis...
Aktualitet
23 September 2026, 10:23
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Media investigative OCCRP raporton se Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e arrestit në shtëpi dhe pezullim...
Aktualitet
23 September 2026, 09:50
E. D
zjarret ne fier
FIER- Tre persona janë identifikuar nga Policia e Fierit si të dyshuar për zjarrvënie në disa zona të qarkut,...
Aktualitet
23 September 2026, 09:44
E. D
pamjet
DURRËS- Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit që përfshiu mbrëmjen e kaluar zonën e Shën P...
Aktualitet
23 September 2026, 08:42
E. D
foto ilustruese
QIPRO- Situata e paqëndrueshme në Izrael dhe ndjenja e zgjatur e pasigurisë pas sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe luft&eum...
Aktualitet
23 September 2026, 08:38
E. D
SARANDË- Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u kapën duke tentuar të transportonin kundrejt pagesës ...
Aktualitet
23 September 2026, 08:36
E. D
Kandidati kryesor i AfD-së, Ulrich Siegmund, feston me udhëheqësit e AfD-së, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla
GJERMANI- Afërsisht 4...
Aktualitet
23 September 2026, 08:15
E. D
Iris Luarasi, Egla Ceno
TIRANË- Një ditë pasi foli në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktorja Egla...
Aktualitet
23 September 2026, 08:02
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Ndalimit të ish-shefes së SHISH, i kanë bërë jehonë edhe mediat greke. Protothema shkruan se ...