23 September 2026, 09:50
Nga E. D
zjarret ne fier
FIER- Tre persona janë identifikuar nga Policia e Fierit si të dyshuar për zjarrvënie në disa zona të qarkut, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar.
Në pranga kanë rënë P. Z., 66 vjeç, i dyshuar për zjarrvënien në fshatin Ade, Fier dhe D. K., 62 vjeç, i dyshuar për zjarrvënien në fshatin Kashisht, Fier. Ndërkohë, D. M., 35 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Drizë, Fier.
Policia bën me dije se nga përhapja e zjarreve dyshohet se janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte. Gjithashtu, zjarret kanë krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të prekura, veçanërisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.
Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Ndezën zjarre që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe ullishte, identifikohen 3 shtetas. Arrestohen 2 prej tyre, tjetri procedohet në gjendje të lirë. Pas marrjes së njoftimeve për disa vatra zjarri në territorin e qarkut Fier, strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, bënë të mundur identifikimin e 3 shtetasve të dyshuar si autorë të zjarrvënieve.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan 2 prej tyre, shtetasit:
-P. Z., 66 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Ade, Fier;
-D. K., 62 vjeç, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Kashisht, Fier.
Shtetasi D. M., 35 vjeç, u procedua penalisht në gjendje të lirë, si autor i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Drizë, Fier.
Nga hetimet dyshohet se nga përhapja e zjarreve që kanë ndezur këta shtetas janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte, si dhe është krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të përfshira nga zjarri, kryesisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
zjarret ne fier
Aktualitet
23 September 2026, 09:44
E. D
pamjet
DURRËS- Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit që përfshiu mbrëmjen e kaluar zonën e Shën P...
Aktualitet
23 September 2026, 08:42
E. D
foto ilustruese
QIPRO- Situata e paqëndrueshme në Izrael dhe ndjenja e zgjatur e pasigurisë pas sulmeve të 7 tetorit 2023 dhe luft&eum...
Aktualitet
23 September 2026, 08:38
E. D
SARANDË- Dy persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u kapën duke tentuar të transportonin kundrejt pagesës ...
Aktualitet
23 September 2026, 08:36
E. D
Kandidati kryesor i AfD-së, Ulrich Siegmund, feston me udhëheqësit e AfD-së, Alice Weidel dhe Tino Chrupalla
GJERMANI- Afërsisht 4...
Aktualitet
23 September 2026, 08:15
E. D
Iris Luarasi, Egla Ceno
TIRANË- Një ditë pasi foli në protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, aktorja Egla...
Aktualitet
23 September 2026, 08:02
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Ndalimit të ish-shefes së SHISH, i kanë bërë jehonë edhe mediat greke. Protothema shkruan se ...
Aktualitet
23 September 2026, 07:51
E. D
Vlora Hyseni
TIRANË- Masa e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe pezullimi nga detyra i ish-drejtoreshës së Shërbimit In...
Aktualitet
23 September 2026, 07:46
E. D
Jason Steinbaum
KOSOVË- Ish-zyrtari amerikan Jason Steinbaum ka deklaruar se Kosova nuk duhej të themelonte Gjykatën Speciale. Duke komentua...
Aktualitet
23 September 2026, 07:40
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por r...
Aktualitet
23 September 2026, 07:35
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas k...