Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në gjykatë do të zhvillohen vetëm seancat për vlerësimin dhe caktimin e masave të sigurisë, kjo për të shmangur penalizimin e personave të arrestuar. Në bojkot, ditën e djehsme u bashkua edhe administrata e Gjykatës së Apelit. Ngërçi i krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë solli ditën e djeshme një takim të kryetarëve të gjykatave në Gjykatën e Lartë.

TIRANË- Administrata e Gjykatës së Tiranës po vijon bojkotin e punës për të dytën ditë radhazi. Në shenjë proteste ndaj mosmarrjes së pagave të muajit gusht, punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale nuk po ofrojnë shërbime dhe kërkojnë sqarime lidhur me datën se kur do të ekzekutohen pagat e tyre.
Në gjykatë do të zhvillohen vetëm seancat për vlerësimin dhe caktimin e masave të sigurisë, kjo për të shmangur penalizimin e personave të arrestuar. Në bojkot, ditën e djehsme u bashkua edhe administrata e Gjykatës së Apelit. Ngërçi i krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë solli ditën e djeshme një takim të kryetarëve të gjykatave në Gjykatën e Lartë.
Në përfundim të mbledhjes u vendos që më 10 shtator të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e Përgjithshme e Gjyqtarëve, ku pritet të diskutohet situata e krijuar dhe hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e saj. Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, zhvilloi një takim me drejtuesit e prokurorive, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shoqatën e Prokurorëve. Gjatë takimit u theksua nevoja për një zgjidhje të shpejtë nga Kuvendi, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Si nisi ngërçi me pagat?
Problematika nisi pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese. Pas përfundimit të këtij afati, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë argumentuan se ishin të detyruar të zbatonin vetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë kuadër, u përcaktua një pagë e re referuese prej 222 mijë e 425 lekësh, nga 156 mijë e 800 lekë që ishte më parë, së bashku me shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit. Por Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura mbi bazën e rritjes së re. Ministria argumentoi se përcaktimi i formulës së pagave është kompetencë e Kuvendit dhe kërkoi që listëpagesat të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme.
Për pasojë, pa pagat e muajit gusht kanë mbetur jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe një pjesë e administratës së gjykatave dhe prokurorive. Situata vijon të mbetet e pazgjidhur, ndërsa 10 shtatori pritet të jetë një datë kyçe për qëndrimin që do të mbajë sistemi gjyqësor lidhur me ngërçin e krijuar./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 vatra zjarri, nga të cilat 22 janë shuar, 8 jan&eum...
Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar ekipin e Ron Yeffet: Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia, të cilët të gjithë rezultojnë se ...
Shkëlqim Goxhaj TIRANË- Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka folur lidhur me shpërthimin e ndodhu...
TIRANË- Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një ko...
Makineria për nxjerrjen e qymyrit punojnë në vendburim qymyri në Obiliq, Kosovë KOSOVË- Kosova ka miliarda tonë qymyr n&...
Forcat amerikane kanë njoftuar se kanë shkatërruar pesë cisterna iraniane të naftës IRAN- Ushtria amerikane deklaroi se ...
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me shpërthimin e karburantit Eida në zonën e “Brrylit”. Sipas bluve,&nbs...
pamjet TIRANË- Shpërthimi në pikën e karburantit ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë shkaktoi dëm...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka hapur rrugë vijimit të tenderit me fond limit 7.8 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga...