Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Në Dibër raportohen vatra aktive në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Ndërsa në Lezhë vijon zjarri në Gallatë të Kurbinit dhe operacioni në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet.
TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 vatra zjarri, nga të cilat 22 janë shuar, 8 janë vënë nën mbikëqyrje dhe 13 vijojnë të jenë aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata mbetet më problematike në disa qarqe. Në Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit vijon aktiv në pyll dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara.
Në Dibër raportohen vatra aktive në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Ndërsa në Lezhë vijon zjarri në Gallatë të Kurbinit dhe operacioni në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet.
Në Shkodër, aktive mbeten vatrat në Mnelë të Vogël, Bardhaj–Myselim dhe Malin e Tërbunit. Në Mnelë të Vogël janë raportuar dy banesa në rrezik, të cilat po mbrohen nga forcat zjarrfikëse. Vatra aktive raportohen edhe në Gurëshpatë të Librazhdit, Qesarat–Mali i Malinës në Finiq dhe Çërrilë të Mallakastrës.
Në operacione janë angazhuar 697 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 68 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 314 efektivë, 8 automjete zjarrfikëse, 1 autobot, 29 mjete, 5 autoambulanca dhe 1 dron. Janë realizuar gjithashtu 4 operacione me helikopterë.
Njoftimi:
Ministria e Mbrojtjes - informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit (nga ora 09:00 e datës 8 shtator deri në orën 09:00 të datës 9 shtator 2026), janë raportuar në total 43 vatra zjarri, prej të cilave 13 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 22 janë shuar.
Në operacione janë angazhuar 697 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 68 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur me 314 efektivë, 8 automjete zjarrfikëse, 1 autobot, 29 mjete, 5 autoambulanca dhe 1 dron. Janë realizuar gjithashtu 4 operacione me helikopterë. Për ditën e sotme parashikohet vijimi i angazhimit të rreth 252 forcave ushtarake, 28 automjeteve, 2 autoambulancave dhe 1 droni.
QARKU TIRANË: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në pyll ahu dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara. Gjatë ditës së djeshme u angazhuan 25 zjarrfikës, 7 forca të ADZM-së, 55 efektivë të FA-së dhe 1 helikopter; sot operacionit i shtohen rreth 50 forca ushtarake. Vatrat në Kryezi, Malin e Bërzhitës dhe Mali me Gropa janë nën mbikëqyrje.
QARKU DIBËR: Mbeten aktive vatrat në Vajkal të Bulqizës, Lundre–Madhesh në Mat, Qafën e Helmes dhe Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Në Lundre–Madhesh operacioni është mbështetur edhe nga FA dhe sot do të angazhohen rreth 30 forca ushtarake. Për vatrat aktive të raportuara nuk ka rrezik për zonat e banuara.
QARKU LEZHË: Vatra në Gallatë të Kurbinit vijon aktive në një terren të vështirë, por pa rrezik për banesat. Më i konsiderueshëm është angazhimi në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku dje operuan rreth 100 forca vendore e vullnetare, 124 efektivë të FA-së, 16 mjete, 2 ambulanca dhe 1 helikopter. Sot do të vijojnë operacionet edhe me rreth 50 forca ushtarake. Aktualisht nuk raportohen zona të banuara në rrezik.
QARKU SHKODËR: Vatra mbi Ludric dhe Shopel në Fushë-Arrëz mbahet nën mbikëqyrje. Aktive mbeten Mnelë e Vogël, Bardhaj–Myselim dhe Mali i Tërbunit. Në Mnelë e Vogël janë raportuar 2 banesa në rrezik, të cilat po mbrohen nga forcat zjarrfikëse; dje operacioni u mbështet edhe nga 27 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot dhe 1 helikopter. Në Bardhaj–Myselim dhe Tërbun nuk ka rrezik për zonat e banuara. Sot FA do të vijojë mbështetjen me rreth 80 efektivë gjithsej në këto tri vatra.
QARQET ELBASAN, VLORË DHE FIER: Në Elbasan vijon aktive vatra në Gurëshpatë të Librazhdit, pa rrezik për banesat, ndërsa Mali i Qukësit është nën mbikëqyrje. Në Vlorë, zjarri në Qesarat–Mali i Malinës, Finiq, mbetet aktiv dhe është ndërhyrë edhe me 1 helikopter, pa rrezik për zonat e banuara. Në Fier, Peshtani mbahet nën mbikëqyrje, ndërsa vatra në Çërrilë të Mallakastrës është aktive dhe sot do të mbështetet me rreth 30 forca ushtarake.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
Gazetari Basir Çollaku ka zbuluar ekipin e Ron Yeffet: Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia, të cilët të gjithë rezultojnë se ...
Shkëlqim Goxhaj TIRANË- Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka folur lidhur me shpërthimin e ndodhu...
TIRANË- Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një ko...
Makineria për nxjerrjen e qymyrit punojnë në vendburim qymyri në Obiliq, Kosovë KOSOVË- Kosova ka miliarda tonë qymyr n&...
Forcat amerikane kanë njoftuar se kanë shkatërruar pesë cisterna iraniane të naftës IRAN- Ushtria amerikane deklaroi se ...
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me shpërthimin e karburantit Eida në zonën e “Brrylit”. Sipas bluve,&nbs...
pamjet TIRANË- Shpërthimi në pikën e karburantit ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë shkaktoi dëm...
Komisioni i Prokurimit Publik i ka hapur rrugë vijimit të tenderit me fond limit 7.8 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit të...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga...
pamjet TIRANË- Pamjet nga shpërthimi i depozitës së karburantit, ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tira...