Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Prokurorët i akuzojnë ata se gjatë një operacioni të forcave policore serbe gjatë luftës së viteve 1998-‘99, i vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.
Një gjykim në mungesë ka nisur të premten në Gjykatën e Prishtinës kundër 21 personave të akuzuar për Masakrën e Reçakut - një ngjarje që ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës së viteve 1998-'99 në Kosovë.
Prokurorët i akuzojnë ata se gjatë një operacioni të forcave policore serbe gjatë luftës së viteve 1998-‘99, i vranë 42 civilë në Reçak të Shtimes, rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë.
Të pandehurit - Obrad Stevanoviq, Radomir Markoviq, Krsman Jeliq, Goran Radosavljeviq, Zhivko Trajkoviq, Bogoljub Janiqeviq, Milan Leçiq, Radomir Mitiq, Dragan Gjorgoviq, Branko Mladenoviq, Dragan Jasoviq, Momqilo Sparavalo, Darko Amanoviq, Srboljub Vujnoviq, Bozhidar Marinkoviq, Zoran Stanojeviq, Milan Josanoviq, Goran Petkoviq, Dragoslav Nikoliq, Çedomir Aksiq dhe Zvonimir Janiqijeviq - akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile.
Ata akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim çnjerëzor të popullsisë civile, shkatërrim të pasurisë së civilëve dhe dëbim të popullsisë civile.
Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999, në fshatin Reçak, ata kanë vepruar me dashje, në bashkëkryerje, individualisht dhe në kuadër të përgjegjësisë komanduese, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, duke thënë se ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë së Kosovës.
Në fjalën hyrëse, prokurori Ilir Morina tha se gjykimi duhet të zhvillohet në mungesë, pasi janë plotësuar “të gjitha kushtet”. Kërkesa u pranua nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra.
Gjyqtarja theksoi se janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për njoftimin e të akuzuarve dhe se, sipas të dhënave, ata ndodhen në Serbi.
Thirrja, urdhërarresti, kërkimi i adresës së të pandehurit në Kosovë dhe fletarresti ndërkombëtar janë kushtet ligjore që duhet të plotësohen para se të ngrihet aktakuza në mungesë.
Në rastin e Reçakut, prokuroria tha se i ka plotësuar të gjitha këto kushte gjatë viteve të fundit.
Prokurori Morina tha se gjatë vitit 2021 u ishte dërguar thirrje të gjithë të pandehurve përmes ndihmës juridike ndërkombëtare, por nuk kishte pranuar asnjë përgjigje.
Një vit më vonë, me kërkesë të prokurorisë, gjykata kishte lëshuar fletarrestime ndaj tyre.
Sipas Morinës, nga raporti i policisë rezulton se asnjëri prej të pandehurve nuk është gjetur në adresat ku kishte jetuar në Kosovë para luftës dhe as në ndonjë adresë tjetër brenda vendit. Pas lëshimit të fletarrestimeve në Kosovë, ishin lëshuar edhe fletarrestime ndërkombëtare.
Gjykimi ndaj tyre duhej të niste më 20 korrik por Gjykata Themelore në Prishtinë e shtyu atë për këtë të premte në mungesë të kushteve ligjore.
Ramë Shabani, një 60-vjeçar që i mbijetoi Masakrës së Reçakut, tha për Radion Evropa e Lirë para fillimit të gjykimit se - edhe në rast se vërtetohet fajësia e të akuzuarve dhe ata dënohen - drejtësia do të mungojë.
“Unë jam që të ketë verdikt të drejtë. Por, kjo nuk mund të sjellë drejtësi. Ata 21 persona, të cilëve u janë përmendur emrat, nuk hyjnë më në Kosovë dhe ne [autoritetet e Kosovës] nuk do të mund t’i kapim kurrë... Pa qenë ata në bankën e të akuzuarve, nuk mund të bësh asgjë”, tha ai.
Gjykimi në mungesë
Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.
Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, nëse arrestohen më vonë.
Ndërkohë, ky proces gjyqësor nuk është zhvillimi i vetëm lidhur me Masakrën e Reçakut.
Më 12 qershor, gjatë një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, u arrestuan pesë persona.
Prokuroria bëri të ditur se të arrestuarit janë të nacionalitetit serb. Ndërkaq, policia nuk arriti ta arrestonte personin e gjashtë, i cili nuk është gjetur në vendbanimin e tij.
Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë pjesë e njësive speciale të policisë serbe që morën pjesë në operacionin e janarit në Reçak.
Dokumentimin e krimeve të kryera në Reçak e kishte bërë William Walker, i cili më 1999 kishte shërbyer si shef i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Kjo masakër shkaktoi reagim të fuqishëm ndërkombëtar dhe e rriti trysninë ndaj regjimit në Serbi, gjë që çoi në bisedime mes përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve të Serbisë, me ndërmjetësim ndërkombëtar, në Konferencën e Rambujesë në Francë.
Mosarritja e marrëveshjes e shtyu NATO-n të kryejë bombardime ndaj caqeve ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë për 78 ditë.
Më pas, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë dhe nga vendi u larguan forcat dhe administrata serbe.
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka dokumentuar 12.230 viktima të luftës së viteve 1998-'99.
Më herët gjatë vitit, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë asaj lufte./REL
Pamje nga vendngjarja MALLAKASTRA- Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, gj&eum...
KOSOVË- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka nisur edhe këtë vit festivalin 'Sunny Hill' në Prishtin&eu...
Elton Qyno TIRANË- Rrjeti rajonal SafeJournalists ka dënuar sulmin ndaj gazetarit investigativ Elton Qyno, i cili u kërcënua...
Shtatorja e Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës, që gjendet përballë institucioneve qendrore të Kosov...
Kujtim Cakrani TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar lidhur me hetimet ndaj Artur Shehut, duke e cilësuar të pajustifikuar sekuestrimin...
Buqeta lulesh të vendosura pranë memorialit kushtuar të vrarëve në masakrën në Reçak të Shtimes. KOSOVA- Buq...
Elton Qyno TIRANË- Policia e Tiranës, që prej mesditës së djeshme, ka shpallur në kërkim Rosela Nallbatin alias Ç...
Pamje GRAMSH- Një tragjedi e mundëshme në lumin Devoll është shmangur nga ndërhyrja në kohë e Shërbimit Z...
Pamje nga aksidenti GJIROKASTËR- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në asksin Gjirokastër-Tepelenë...
Pamje KSAMIL- Një mjet lundrues është bllokuar ditën e sotme nga policia pasi u filmua duke lundruar brenda hapësirës së...