LIVE UPDATES
Aktualitet

LVV e LDK të gatshme për rifillimin e bisedimeve për formimin e institucioneve të reja të Kosovës

Bisedimet ishin pezulluar javë më parë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili përballej me shkarkim të mundshëm nga partia, por arriti t’i mbijetojë votëbesimit të enjten për herë të dytë këtë vit.

31 July 2026, 14:12 Nga G.M
LVV e LDK të gatshme për rifillimin e bisedimeve për formimin e
Shtatorja e Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës, që gjendet përballë institucioneve qendrore të Kosovës: Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

KOSOVA-  Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe ajo opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), janë të gatshme për t’i rifilluar pa vonesa bisedimet për një marrëveshje për themelimin e institucioneve të reja të Kosovës, pas zgjedhjeve të qershorit, thanë zyrtarë nga të dyja partitë të premten.

Bisedimet ishin pezulluar javë më parë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili përballej me shkarkim të mundshëm nga partia, por arriti t’i mbijetojë votëbesimit të enjten për herë të dytë këtë vit. Tani që ai vazhdon ta drejtojë partinë, të dyja palët thonë se bisedimet mund të rifillojnë pa humbur kohë për një marrëveshje, pasi seanca për konstituimin e Kuvendit të ri do të mbahet më 6 gusht.

Partia e kryeministrit në detyrë i rifitoi zgjedhjet, por ajo ka nevojë për një partner koalicioni për ta zgjedhur edhe presidentin e ri të vendit, që është vendimtar në shmangien e atyre që do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare brenda dy vjetësh. Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, mbajti takim me përfaqësuesit e të gjitha partive parlamentare për përgatitjen e agjendës së seancës së javës së ardhshme.

Haxhiu tha se palët u pajtuan për agjendën për konstituimin e Kuvendit, i cili i hap rrugë formimin të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentit të ri, mes frikës së vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

“Së pari, është lajm i mirë që tashmë, pati mbledhje të LDK-së dje. Pra lajm i mirë në kuptimin që tashmë mund të vazhdojnë takimet”, tha Haxhiu, e cila vjen nga partia në pushte.

Ajo shtoi se, edhe nuk është në mandatin e saj si ushtruese e detyrës së presidentit të flasë për atë çështje, “por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë”.

Deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj pret nga LDK-ja rifillimin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje, “sepse vendi ka nevojë që sa më parë të vazhdojë punën në të gjitha institucionet me mandatet e përcaktuara”. Ndërkohë, në natën që i shpëtoi shkarkimit, lideri i LDK-së Abdixhiku tha se pezullimi i bisedimeve me LVV është hequr tashmë.

"Nga nesër e tutje do të përpiqemi të vazhdojmë diskutimet aty ku kanë mbetur. Nga sot e heq atë pezullimin dhe LDK është e hapur të diskutojmë tutje për institucionet", tha Abdixhiku.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, duke folur të premten pas takimit për seancën konstituive, shprehu gatishmërinë e partisë për vazhdimin e bisedimeve , por shtoi se për momentin nuk kanë ndonjë ftesë për takim nga lideri i LVV-së.

“Në fakt nuk ka ndonjë ftesë tani meqë janë të lidhura proceset për çka ne i kishim ndërprerë dialogun tonë me vendimmarrësit sa i përket këtij institucioni. Sapo të kemi një takim, do të kemi dialog edhe marrëveshje eventuale nëse do të ketë hapësirë për marrëveshje të tillë”, tha ajo.

Kurti dhe Abdixhiku kanë mbajtur vetëm një takim para se ky i fundit të detyrohej t’i pezullonte bisedimet. Pas atij takimi në fillim të këtij muaji, të dy liderët kishin thënë se kishin shpresa për një marrëveshje dhe vullnet për vazhdimin e bisedimeve deri në arritjen e saj. Ndërkohë, Nagavci i mohoi të premten raportimet se ata ishin arritur marrëveshje në parim.

“S’ka marrëveshje në parim. Ka pasur një takim të parë ka qenë në mënyrë konstruktive e shpresëdhënëse. S’ka pasur pajtueshmëri për pozita të caktuara”, tha ajo.

Formimi i institucioneve

Kurti, partia e të cilit fitoi zgjedhjet e 7 qershorit, ka nevojë për një marrëveshje me opozitën për t’u siguruar që vendi do të ketë president të ri, dhe kështu t’i japë fund krizës së gjatë politike e institucionale.

Partia e tij i mori 53 mandate, dhe duke e pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe - që gëzojnë 10 vende - atëherë ai pritet t’i ketë votat e nevojshme prej të paktën 61 për ta konstituuar Kuvendin dhe formuar Qeverinë e re. Por, nevojitet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende që votimi për presidentin e Kosovës të jetë i vlefshëm.

Me një marrëveshje të mundshme me LDK-në, e cila i fitoi 18 vende, atëherë do të arriheshin të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë. Prandaj çështja e presidentit pritet të jeë në qendër të bisedimeve mes Kurtit e Abdixhikut.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga dita e konstituimit të Kuvendit, atëherë organi ligjvënës shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Nëse vendi shkon në zgjedhje sërish, atëherë ato do të ishin zgjedhjet e katërta parlamentare që nga fillimi i vitit 2025./REL

rel kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin