LIVE UPDATES
Aktualitet

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Pa autorët, s’ka drejtësi

Ai është një nga të mbijetuarit e Masakrës së Reçakut, ku forcat serbe në janar të vitit 1999, vranë 45 civilë shqiptarë.

31 July 2026, 13:10 Nga G.M
I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Pa autorët, s’ka
Buqeta lulesh të vendosura pranë memorialit kushtuar të vrarëve në masakrën në Reçak të Shtimes.

KOSOVA- Buqeta lulesh të vendosura pranë memorialit kushtuar të vrarëve në masakrën në Reçak të Shtimes.
Ramë Shabani, 60-vjeçar nga fshati Reçak i Komunës së Shtimes, e ka kuptuar nga mediat se në Kosovë se do të niste një proces gjyqësor ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte për masakrën e kryer në fshatin e tij.

Ai është një nga të mbijetuarit e Masakrës së Reçakut, ku forcat serbe në janar të vitit 1999, vranë 45 civilë shqiptarë.

“Nuk më ka informuar askush nga institucionet [për procesin gjyqësor] dhe nuk kam marrë ftesë për të qenë dëshmitar”, thotë Shabani për Radion Evropa e Lirë.

Gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për këtë rast nisi të premten, më 31 korrik. Shabani dyshon se ky lloj gjykimi do të sjellë drejtësi.

“Arrita të ik, të tjerët i vranë”

Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, Ramë Shabanin, atëherë 33-vjeçar, e zgjuan nga gjumi krismat e armëve.

Siç rrëfen ai, krismat ishin bërë të zakonshme në atë kohë lufte, por, rreth orës 7 të mëngjesit, e gjithë familja e tij e kuptoi se në fshat po ndodhte diçka e pazakontë. Forca të mëdha policore serbe kishin goditur fshatin dhe po depërtonin përbrenda lagjeve.

Ai dhe familjarët e tij u strehuan në bodrumin e shtëpisë së një fqinji, për të shmangur të shtënave që vinin nga armët e forcave serbe. Megjithatë, siç rrëfen Shabani, shtëpia u qëllua me armë dhe më pas aty depërtuan edhe forcat serbe.

“Na e kanë granatuar shtëpinë, na kanë nxjerrë jashtë, na kanë rrahur dhe na kanë marrë krejt çka kishim në xhepa. Pastaj na kanë çuar te vendi i masakrës”, tregon Shabani.

Ai rrëfen se, pasi kishin arritur në vendin e quajtur Kodra e Bebushit, në periferi të fshatit Reçak, filloi ploja ndaj civilëve shqiptarë nga ana e forcave serbe.

“Na shanë serbisht... dhe unë kam ikur në një teposhte. Shtatë apo tetë të tjerë që ishin pas meje janë vrarë”, rrëfen Shabani.

Pas tërheqjes së forcave serbe, Shabani u kthye sërish në vendngjarje. Aty kuptoi se vëllai i tij, Bajrush Shabani, ishte vrarë së bashku me 11 kushërinj dhe me më shumë se 30 bashkëfshatarë të tjerë.

A do të sjellë gjykimi drejtësi?

Masakra e Reçakut, 27 vjet më parë, shkaktoi reagim të fortë ndërkombëtar dhe rriti presionin ndaj regjimit në Serbi, gjë që çoi në negociata ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe autoriteteve të Serbisë, me ndërmjetësim ndërkombëtar, në Konferencën e Rambujesë në Francë.

Mosarritja e një marrëveshjeje u pasua nga ndërhyrja e NATO-s përmes sulmeve ajrore ndaj caqeve ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë për 78 ditë. Më pas, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë dhe nga vendi u larguan forcat dhe administrata serbe.

Por, 27 vjet pas ngjarjeve në Reçak, Shabani shprehet skeptik lidhur me nisjen e gjykimit në mungesë të premten ndaj 21 të akuzuarve. Sipas tij, edhe në rast se vërtetohet fajësia e të akuzuarve dhe ata dënohen, drejtësia do të mungojë.

“Unë jam që të ketë verdikt të drejtë. Por, kjo nuk mund të sjellë drejtësi. Ata 21 persona, të cilëve u janë përmendur emrat, nuk hyjnë më në Kosovë dhe ne [autoritetet e Kosovës] nuk do të mund t’i kapim kurrë... Pa qenë ata në bankën e të akuzuarve, nuk mund të bësh asgjë”, thotë ai dhe shton:

“Megjithatë, është si një lloj flladi... Për mua, është vetëm një lloj njohjeje nga institucionet tona, me atë që ka ndodhur në Reçak dhe se ato duan të bëjnë diçka, por jo më shumë”.

Ngjarjet e Reçakut nën llupën e institucioneve të drejtësisë

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë, me propozimin për gjykim në mungesë ndaj 21 personave, për vrasjen e 42 civilëve, gjatë një operacioni të forcave policore serbe në Reçak, më 15 janar 1999.

Ndaj O.S.,R.M., K.J., G.R., ZH.T., B.J., M.L., R.M., D.GJ., B.M., D.J., M.SH., D.A., S.V. , B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Ç.A. dhe Z.J., u ngrit aktakuzë për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”. Asnjëri prej tyre nuk është i qasshëm për institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Gjykimi në mungesë ndaj këtyre të akuzuarve nuk arriti të nisë më 20 korrik në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në mungesë të kushteve ligjore. Për katër prej të akuzuarve nuk dihej se cilët ishin avokatët mbrojtës, të cilët duhet të caktohen sipas detyrës zyrtare nga Oda e Avokatëve e Kosovës.

Në procesin gjyqësor, që nisi të premten, Prokuroria Speciale do të shpaloste aktakuzën e cila i ngarkon ata se si pjesëtarë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës së 243-të të Mekanizuar të Armatës së III-të, e njohur si “Korpusi i Prishtinës”, dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, gjatë viteve 1998-1999 kanë kryer trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik ndaj popullsisë civile.

Masakra e Reçakut "i tregoi botës tragjedinë që përjetuan shqiptarët"

Sipas aktakuzës, ata e kishin rrethuar fshatin Reçak nga drejtimet e njohura si “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”, e më pas e kishin granatuar.

Më pas, kishin kontrolluar shtëpitë një nga një, kishin ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar këta të fundit të largoheshin nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar i kishin ekzekutuar. Por, ky proces gjyqësor nuk është zhvillimi i vetëm lidhur me Masakrën e Reçakut.

Më 12 qershor, gjatë një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, u arrestuan pesë persona. Prokuroria bëri të ditur se të arrestuarit janë të nacionalitetit serb. Ndërkaq, policia nuk arriti ta arrestonte personin e gjashtë, i cili nuk është gjetur në vendbanimin e tij.

Të arrestuarit dyshohen se kanë qenë pjesë e njësive speciale të policisë serbe që morën pjesë në operacionin e janarit në Reçak. Por, sipas Shabanit, çfarëdo përfundimesh që do të kenë proceset që ndërlidhen me ngjarjet në Reçak, një gjë mbetet peng i rrethanave:

“Gati shumica e prindërve [të viktimave] kanë vdekur. Ata nuk kanë parë drejtësi. Kanë vdekur me sytë hapur”, përfundon ai./REL

kosova rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin