16 October 2025, 13:39
Nga M.L
Kamber Sulçaj, Edoardo Sarchi
GJIROKASTËR- Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, është dorëzuar sot në Policinë e Gjirokastrës, duke paraqitur edhe armën e krimit. Burime bëjnë të ditur se pas dorëzimit, Sulçaj nuk ka pranuar të japë dëshmi lidhur me rrethanat dhe motivet e ngjarjes që tronditi zonën disa ditë më parë. Ai u shpreh se do të japë dëshminë e tij vetëm në një fazë të mëvonshme në prezencë të avokatit.
“Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme dhe në prezencë të avokatit”, ka pohuar ai.
Njoftimi:
Vetëdorëzohet shtetasi K. S., autor i dyshuar i vrasjes për motive të dobëta, të shtetasit italian, E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.
Shtetasi K. S. gjithashtu dorëzoi armën e gjahut (me vjaska), me të cilën dyshohet se kreu krimin, si dhe lejen që kishte për posedimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, në mungesë, për shtetasin K. S., 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. S. ka qëlluar me armë gjahu me vjaska, në drejtim të shtetasit E. S., shtetasve që shoqëronin këtë të fundit dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën shtetasi E. S..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të metejshme.
kamber sulçaj
Aktualitet
16 October 2025, 13:13
E.d
Foto ilustruse
KORÇË – Policia ka arrestuar një çift bashkëshortësh, pasi në banesën e tyre iu gjetë...
Aktualitet
16 October 2025, 13:12
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Në dëshminë e dhënë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Aktualitet
16 October 2025, 13:08
M.L
TIRANA- Vëllimet e tregtimit në tregun dytësor të titujve të titujve ngelën të ulëta edhe në gjysmën e par&e...
Aktualitet
16 October 2025, 13:05
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) sqaron se edhe pas ndryshimeve të miratuara nga K&...
Aktualitet
16 October 2025, 12:34
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq, pas përfundimit të hetimeve, dy vëllezërit ...
Aktualitet
16 October 2025, 12:12
M.L
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian, Edoardo Sarchi është vetëdorëzuar d...
Aktualitet
16 October 2025, 11:55
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka dërguar për gjykim dy persona të akuzuar për korrupsion, t&...
Aktualitet
16 October 2025, 11:49
I.A
Erion Alibej
TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka treguar disa nga vrasjet që ka kryer apo ka financuar. Gjatë d&e...
Aktualitet
16 October 2025, 11:29
M.L
Foto ilustruese
FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 44-vjeçari ka ndodhur në or&e...
Aktualitet
16 October 2025, 09:29
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka d&e...