21 February 2023, 18:21
Nga F.M
Petraq Milo
MALI I ZI- Mediat malazeze kanë publikuar të tjera pamje nga dhunimi i Petraq Milos, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, ngjarje e ndodhur më 18 janar të këtij viti. Videoja prej 34 sekondash tregon Milon që ndodhet në timon, ndërsa rreth tij janë të paktën tre policë kufitarë. Në një moment, Milo mbyll derën, ndërsa efektivi i afrohet tek dritarja e makinës duke folur. Ajo që thotë efektivi nuk kuptohet, por sipas mediave malaeze ai ka thënë: Do të ta thyej nofullën!
Milo dëgjohet duke folur shqip dhe anglisht.
“Nuk kam bërë asgjë, asgjë nuk kam bërë. Të lutem shumë,”- thotë ai, por efektivi i mbyll gojën me dorë dhe e godet. Në këtë moment në mjetin e Milos nisin të ulërasin fëmijët.
“Oo, çfarë po i bën, çfarë po i bën babit,”- thonë ata. Efektivi më pas hap derën dhe e nxjerr Milon zvarrë nga makina.
Petraq Milo dhe familja e tij janë dhunuar nga Policia malazeze në doganën e Murriqanit. Pamjet e dhunës u publikuan në rrjetet sociale dhe shihej qartë momenti kur ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Meta është nxjerrë zvarrë nga makina dhe më pas është përplasur pas një tjetre. Po ashtu, të njëjtin "fat" ka pasur edhe i biri, ndërsa një grua e dhunuar barbarisht, ka humbur ndjenjat brenda makinës. Sot u raportua se është bërë pezullimi i Zëvendësdrejtorit në Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.
dhunohet petraq milo petraq milo
Aktualitet
21 February 2023, 18:13
I.A
Protesta
SARANDË- Disa fëmijë kanë bojkotuar ditën e sotme mësimin në shkollën “Adem Sheme” në...
Aktualitet
21 February 2023, 18:14
F.M
Policia
SARANDË- Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka kanosur një përmbarues dhe nj&eu...
Aktualitet
21 February 2023, 18:11
F.M
Sarandë
SARANDË- Një 41 vjeçar ka rënë vënë në prangat e policisë pasi tentoi që të hynte me ...
Aktualitet
21 February 2023, 18:06
I.A
Kontrolli
ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi në makinë i janë gjetur 20 doza kok...
Aktualitet
21 February 2023, 17:52
k.m.
Anija me nafte
GREQI- Bllokohen pasaportat e ekuipazhit dhe kapitenit të anijes që transportoi, nga Greqia drejt Shqipërisë, sasin&eum...
Aktualitet
21 February 2023, 17:53
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Dy shqiptarë janë plagosur me thikë nga bashkëatdhetari i tyre në ishullin Rhodos të Greqisë...
Aktualitet
21 February 2023, 17:38
k.m.
Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa
Në rrugën mbi Shkollën e Kuqe, pak para se të kryqëzohet me “Rrugën Bardhyl”, ekzisto...
Aktualitet
21 February 2023, 17:39
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është ‘ngacmuar’ nga postimet e shpërndara për të në rrjetin social...
Aktualitet
21 February 2023, 17:36
k.m.
Mevlan Shanaj dhe Mimica Luca
TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të aktores Mimica Luca, Mevlan Shanaj i ka bërë një dedikim për hu...
Aktualitet
21 February 2023, 17:19
k.m.
Mimica dhe Ndrekë Luca
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta të aktores së njohur...