27 June 2025, 10:53
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar sot në GJKKO lidhur me atentatin ndaj tij të ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Ndoja ka deklaruar se sapo kanë kaluar në mbikalim, filluan të shtënat. Ai thotë se nuk e kuptoi fillimisht dhe se plumbat vinin nga mbrapa.
Gjithashtu Ndoja ka thënë në GJKKO se nuk kanë arritur ta shohin makinën, por sipas tij, të shtënat kanë qenë nga dy armë, psepse dalloheshin zhurma e ndryshme. Ai ka theksuar se kanë qenë të shtëna, jo breshëri. Ndoja deklaroi se makina u ngadalësua nga i ndjeri. Ai thotë se vetëm 3 minuta ka qenë koshient, është rrëzuar në tokë pasi doli nga makina, dhe ishte pa ndjenja 6-7 minuta dhe e ka parë veten në spital.
"Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën. Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar. Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime", tha ish-prokurori.
Dëshmia e Arjan Ndojës:
Në 2019 kam banuar në Tiranë, me punë kam qenë në Durrës. Gjatë muajit kam banuar në qytetin e Shëngjinit për periudhën që ti më pyet. Kam pasur makinë Mercedes Benz, automjetin e drejtonin të gjithë personat e familjes. Gjate muajit tetor të 2019 kam marrë një djalë në punë, i cili fatkeqësisht nuk jeton më, Andi Maloku. Ka qëndruar me mua rreth një muaj, më shumë i kam dhënë unë makinës sesa ai, thjesht doja të ishte. Përveç situatës që u godita me armë zjarri, nuk ka diçka tjetër.
Ka qenë data 1 nëntor, ora 13:00. Konsumuam drekë me ca miq, kemi ndenjur deri rreth orës 16:00. Kam qenë me shoferin Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahon. Këtë e kam njohur si avokat. Në makinë drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, unë isha në sediljen e pasagjerit, pas ishte Aleksandër Laho. Unë do kthehesha për shtëpi, edhe ai për shtëpi, kemi pasur një segment të përbashkët rruge. Te pjesa e parkimit të lokalit, kemi ndenjur 10 minuta, nuk e di a ka pasur njeri.
Itinerari, te ura e Dajlanit, pastaj te mbikalimi, sa kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Nuk e kuptova fillimisht, mu duk si plastmas, plumbat vinin nga mbrapa. Nuk kemi arritur ta shohim makinën, se nuk arrim dot. Të shtënat kanë qenë nga dy armë, se dallohet zhurma e ndryshme. Kanë qenë të shtëna, por jo breshëri. S’jam e sigurt sa, por 13 predha duhet të jenë.
Makina u ngadalësua nga i ndjeri. Vetëm 3 minuta kam qenë koshient, jam rrëzuar në tokë pasi dola nga makina, isha pa ndjenja 6-7 minuta dhe e kam pa veten në spital. Momentin që ka hapur derën, ndjesë pastë, Andi ra, duhet të ketë pasur dhimbje. Se ia doli të dalë nga makina. Është si xhep vendi ku na goditën. Nuk kam dijeni kush më ka qëlluar. Nuk kam pasur absolutisht me asnjë njeri asnjë problem, as me kthyer kokën mbrapa as majtas. Nuk kam pasur, e nuk kam shqetësime.
Fizikisht njoh vetëm këtë njeriun këtu (Plarent Dervishaj). Kam qenë në një takim një herë me një avokat. Unë motivin dua të di. Kam dëgjuar nga shtypi, nga shkresat që më keni nisur ju, por nuk e di pse e kanë bërë. Nuk i kam borxh askujt, më intereson arsyeja. Kam një shtëpi në Shëngjin. Aty kam qëndruar. Nuk kam parë automjete të dyshimta, ndoshta ju duket e habitshme, por nuk kam pasur asnjë shqetësim. Edhe sot, pas 6 vitesh, të dalë dikush të më thotë se ça borxhi u kam.
I vetmi shqetësim i imi ka qenë nga kryeministri, ish zv kryeministri, që kanë bërë deklarata publike për mua dhe për vetingun e famshëm. Janë bërë lëvizje mashtruese në rotondo, që teknikisht të ndryshosh. Unë vetëm një shqetësim kam pasur në atë kohë, deklaratat e drejtuesve të qeverisë. Sepse mendoja që mund të më vinin operacionalen, ose të më bënin presion me vetingun. Të vetmet lëvizje mashtruese që kam bërë në atë kohë ka qenë për të evitoj operacionalen. Është goditur prokurori, jo Arjan Ndoja. Arjan Ndoja ja ku është.
arjan ndoja
Aktualitet
27 June 2025, 10:53
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dhënë sot dëshminë e tij për atentatin me armë zjarri të...
Aktualitet
27 June 2025, 10:48
E. D
Kallashnikovi gold
TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka goditur me thikë&n...
Aktualitet
27 June 2025, 10:38
M.B
Indrit Çela
FUSHË-KRUJË- Më 19 marsi 2022, 30-vjeçari Donald Luka (të cilit iu vendos mbrëmë lë...
Aktualitet
27 June 2025, 10:35
E. D
Arjan Ndoja
TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për atentatin ndaj ish-prokurori Arjan Ndoja në vitin 2019. Ish-...
Aktualitet
27 June 2025, 10:27
M.B
Pajtime Fetahu dhe Suel Çela
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu. Rekursi i ...
Aktualitet
27 June 2025, 10:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni i cili akuzohet për ndërhyrje në sisteme kompjuterike ...
Aktualitet
27 June 2025, 10:10
SkyWeb
TIRANË- Eraldi*, një 30-vjeçar me banim në Tiranë nuk do ta kishte menduar kurrë se dikush mund të futet në lokal te...
Aktualitet
27 June 2025, 09:30
M.B
Foto nga arrestimi
VAU I DEJES- Një 23-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejes pasi akuzohet në Itali si pjesëtar i nj&...
Aktualitet
27 June 2025, 09:20
E. D
foto ilustruese
FUSH- KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e tritolit në aksin rrugor “Fus...
Aktualitet
27 June 2025, 09:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vijojnë paslëkundje të forta nga tërmeti me magnitudë 4.1 i regjistruar pak më parë. Sipas t&eum...