26 March 2025, 10:01
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur emrat e shtatë punonjësve të sigurimit të cilët janë proceduar penalisht për shkak se fshehën sulmin në zyrat e "ONE" nga dy persona të maskuar në dhjetor të 2024. Procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj: 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, Gentian Koçi 50 vjeç dhe Arsil Feshti 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit Erald Sina, 38 vjeç.
Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj: drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve Alfred Zylalaj, 54 vjeç, Gëzim Sala, 40 vjeç, Koço Veneti, 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe Ismet Tartari, 62 vjeç.
Në njoftimin e policisë, thuhet se ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.
policia e shtetit one telecomunications
Aktualitet
26 March 2025, 09:41
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Një zjarr ka rënë paraditen e sotme në një apartament në katin e dytë të nj&eum...
Aktualitet
26 March 2025, 09:41
r.ll
aksidenti
DURRËS - Një aksident është shënuar pas mesnatës në lagjen 5, tek “Rruga e Dëshmorëve&rd...
Aktualitet
26 March 2025, 09:11
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në tre ditët e fundit, katër viktima janë shënuar nga vrasje me armë zjarri në Kosov&e...
Aktualitet
26 March 2025, 09:04
N.F
Foto ilustruese
AUSTRI- Autoritetet austriake kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar në Haid. Arrestimi i të ...
Aktualitet
26 March 2025, 08:51
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një 25-vjeçare shqiptare në aeroportin e Frankfurtit. Arrestimi i ...
Aktualitet
26 March 2025, 08:49
r.ll
ervin muça
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Mu&cc...
Aktualitet
26 March 2025, 08:19
r.ll
arber dhe erion veliaj
TIRANË- Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të kompanis...
Aktualitet
26 March 2025, 08:00
N.F
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Dy persona m...
Aktualitet
26 March 2025, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimi i shitjes së vezëve në burim nga pularitë pothuajse është dyfishuar. Prej pularive ...
Aktualitet
26 March 2025, 07:16
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëri kanë arritur një nivel rekord ...