LIVE UPDATES
Aktualitet

"Nuk sqarohet destinacioni…”, raporti që zbulon filtrimin e mbetjeve të rrezikshme në dogana…

Ky diskurs mbështetet dhe nga profesori Ferruni që tregon dhe për mbetjet e pa menaxhuara që janë trashëguar që nga periudha e komunizmit. Një problematikë që nuk ka gjetur zgjidhje përfundimtare sot e kësaj dite.

25 December 2024, 22:24 Nga E. D
"Nuk sqarohet destinacioni…”, raporti që zbulon filtrimin
foto ilustruese

TIRANË- Nëse i referohemi subjekteve private në aktivitet, sasia e mbetjeve që edhe ato vetë përpunojnë është shumë më e madhe se shifra zyrtare prej rreth 48 mijë tonësh në vit.

Mendohet se sasia reale është disa qindra mijëra tonë në vit, një sasi që nuk dihet se ku shkon. Në të shkuarën, Fiks Fare në Top Channel ka denoncuar disa herë emetimin e këtyre mbetjeve industriale nëpër lumenj. Ato kthehen në rrezik të drejtpërdrejtë për popullatën e gjerë.

Ky diskurs mbështetet dhe nga profesori Ferruni që tregon dhe për mbetjet e pa menaxhuara që janë trashëguar që nga periudha e komunizmit. Një problematikë që nuk ka gjetur zgjidhje përfundimtare sot e kësaj dite.

“Kemi mbetje të trashëguar, madje mund të them se ka dhe male mbetjesh nga minierat. Fabrikat që kanë qenë për pasurimin e fabrikave, mineraleve dhe kështu me radhë të akumuluara prej vitesh. Ndoshta, diku llogariten rreth 15 milionë ton, që janë masive të mbetjeve të tilla që nuk mund t’i quash të gjitha të rrezikshme, por ndër to ka dhe prej atyre të rrezikshme. Kryesisht në lumin e Matit ka mbetje të rrezikshme në pjesën e poshtme, këto më pas kalojnë dhe në det në Adriatik dhe krijojnë një situatë jo të pëlqyeshme dhe të dëmshme në impaktin që ka në shëndetin e njeriut” u shpreh Lavdosh Feruni, ambientalist.

Për të kuptuar situatën dhe për të mësuar mbi gjurmueshmërinë, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion edhe Doganës Shqiptare për flukset e mbetjeve industriale. Pas një pritje të gjatë që tejkaloi çdo afat ligjor, Dogana ktheu një përgjigje që nuk jepte asnjë informacion, duke cituar legjislacionet në fuqi.

“Mbledhja e përpunimi i statistikave, apo produkte të ndryshme që i nënshtrohen kufizimeve të importit dhe eksportit, bie nën sferën e veprimtarisë së institucioneve të ndryshme të vendit. Për sa më sipër, bazuar në Kodin Doganor 102/2014, në pikat e kalimit doganor organizohet kontrolli i mallrave, dhe i mjeteve të transportit, që hyjnë/dalin nga zonat doganore, për të verifikuar nëse lloji dhe sasia e mallrave të transportuara janë në përputhje me dokumentet shoqëruese”

Por, nga ajo që zbulohet në një raport të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Doganën Shqiptare, kuptohet se aty kanë filtruar sasi që nuk janë deklaruar. Në radhë të parë, kjo përbën evazion, dhe më tej, referuar temës sonë, kjo zbulon se materialet e rrezikshme nuk dihet ku shkojnë.

Nuk administrohen gjate shqyrtimit te praktikave doganore IMP 4 me deklarim doganor 4051 te natyrës mbetje ose firo gjate procesit te prodhimit destinacioni i këtyre mbetjeve pra janë trajtuar si produkte me natyre tregtare për rishitje malli apo janë depozituar ne stacione LANDFILLI te miratuar sipas Ligjit te Integruar te Mbetjeve ne RSH si dhe nuk disponohej ne raport kontroll karta teknologjike e procesit te përpunimit.

Pjesa më e madhe të mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë sipas instancave përkatëse e zënë kodi i mbetjeve spitalore të cilat trajtohen në autokllave apo incenerator specifikë për mbetjet spitalore.

Vajrat e makinave të cilat riciklohen në vendin tonë, mbetjet nga industritë të cilat mund të përdoren si lëndë e parë në një kompani tjetër. Pra, këto mbetje përbëjnë kryesisht sasinë prej rreth 48 mijë tonë mbetjesh të deklaruara në vit.

Pjesa tjetër që përbën një listë me plot 418 mbetje të rrezikshme, në pjesën dërrmuese nuk dihet ku shkojnë siç zbulohet në analizimin e të dhënave zyrtare./Top Channel

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes