22 May 2025, 21:03
Nga M.B
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje lidhur me operacionin "Ura" që goditi një grup kriminal të fokusuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. E ftuar në emisionin "Opinion", Lala tha se baza kryesore ishte në Durrës dhe se njeriu kyç njihet si Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Triplinit, një ish i dënuar.
Gazetarja shtoi se Troplini u arrestua në 2005 për dyshimet e trafikut të heroinës. Ajo shtoi se në atë kohë u sekuestruan një milionë euro dhe se këto kanë qenë fillesat e Troplinit në narko-trafik. Lala tha se më pas ai i hyri biznesit, teksa ka shtrirë binzesit në pulari, kafe, ndërtim e me rradhë.
Gjithashtu Lala tha se personi në fjalë u ekspozua për shkak të një fotoje me zyrtarë të lartë, përfshirë Ilir Metën, në një aktivitet. Ajo tha se aktualisht ai mbështet mazhorancën dhe Partinë Socialiste ndërsa shtoi se Elvis Doçi nuk ka patur masë sigurie. Gazetarja tha se Prokuroria e Posaçme bëri kontroll në banesën e tij dhe gjeti shumën 3 mln euro të groposur në oborr.
"Grupi kryesor kishte aktivitet në trafikun e lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë, shtrihej edhe në pastrimin e parave, korrupsioni, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Baza kryesore ishte në Durrës. Njeriu kyç njihet si Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës, nipi i Xhevdet Triplinit, një ish i dënuar, konsiderohet nga italianët si drejtues i grupit, por ndaj tij nuk ka urdhër arrest.
Troplini u arrestua në 2005 për dyshimet e trafikut të heroinës. Në atë kohë u sekuestruan një milionë euro. Këto kanë qenë fillesat e Troplinit në narko-trafik. Më pas i hyri biznesit, ka shtrirë binzesit në pulari, kafe, ndërtim e me rradhë. U ekspozua për shkak të një fotoje me zyrtarë të lartë, përfshirë Ilir Metën, në një aktivitet. Aktualisht mbështet mazhorancën dhe Partinë Socialiste. Elvis Doçi nuk ka patur masë sigurie. Prokuroria e Posaçme bëri kontroll në banesën e tij dhe gjeti shumën 3 mln euro të groposur në oborr.
Nisur nga SKY ECC, nga zbulimi i tre dëshmitarëve, përfshirë Nuredin Dumanin, u dokumentua që ky grup kishte sjellë tonelata kokainë dhe kjo drogë u ishte shpërndarë grupeve të tjera. Adi Çoba, që rezulton administrator i Felix Vinum, grosist kryesor, bashkë me persona të tjerë, arrinte të shpërndante… Paratë nga aktiviteti kriminal i pastronte në Shqipëri. SPAK foli për 40 episode trafiku dhe për 30 transferata parash të identifikuara. Historia e pastrimit të parave është interesante.
A kishte dekonspirim? E kam pyetur zotin Proda, ai mohoi zërat për dekonspirim të operacionit. Por, personazhi kryesor, Elvis Doçi, personazh me disa kompani, në fushën e ndërtimit, ka marrë leje më firmën e KM, nuk është arrestuar nga policia. Janë arrestuar shumë të tjerë, por ky që konsiderohet personazhi kryesor nuk është arrestuar. Nuk kam provë për dekonspirim, por grupi i Troplinëve është nga më të fuqishmit në Durrës. Janë përfshirë në fushatë zgjedhore, kanë diktuar emra të kandidatëve në listë dhe kanë përplasje të forta me grupime të tjera. Kanë ndikim edhe te policia, ndaj dyshoj se mund të ketë patur informacion, por nuk kam provë. Ata që janë pëshqit e vegjël janë arrestuar. Edhe italianët i kanë aresrtuar", tha Lala.
klodiana lala
Aktualitet
22 May 2025, 21:04
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Stop” në Tv Klan i drejtohet qytetit të Durrësit ku qytetari Ylli Shahini tregon se ka 4...
Aktualitet
22 May 2025, 20:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- 18 familje të një pallati 7 katësh në Fier kanë në dorë nga një vërtetim hipotek...
Aktualitet
22 May 2025, 19:51
M.B
Babai i Luis Meçes
TIRANA- Babai i Luis Meçes, i plagosur më 18 nëntor 2024, ka folur pas incidentit që ndodhi sot...
Aktualitet
22 May 2025, 19:38
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije Shtetet e Bashkuara i dorëzuan pajisje me vlerë 340,000 doll...
Aktualitet
22 May 2025, 18:12
E. D
Mira Murati
SHBA- Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefs...
Aktualitet
22 May 2025, 18:10
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GREQIA- Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës dys...
Aktualitet
22 May 2025, 17:48
E. D
Altin Arapaj
GREQI- Personi që shihni në foto është 41-vjeçari Altin Arapaj, që u ekzekutua ditën e sotme n&...
Aktualitet
22 May 2025, 17:01
E. D
foto ilustruese
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohenpër veprat penale”Kontrabanda me ...
Aktualitet
22 May 2025, 16:49
M.B
Adem Lala, ish-kryebashkiak i Hasit
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme dhe ka rikt...
Aktualitet
22 May 2025, 16:32
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj është ekzekutuar sot në zonën bregdetare të Rafinës n&eu...