10 March 2026, 15:57
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme tre persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga policia, pasi organizonin lojra fati në dy lokale.
Gjatë kontrolleve në të dyja subjektet, policia sekuestroi 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 telefona celularë dhe bileta me baste sportive.
Njoftimi i policisë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati. Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, administratorë dhe punonjës të këtyre subjekteve. Në pranga ranë B. K., 20 vjeç, S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç.
Në rrugën “Muhamet Deliu”, në një lokal të administruar nga 24-vjeçari S. M., ku punonte edhe shtetasi B. K., dyshohet se viheshin baste sportive përmes celularëve. Ndërkohë, në rrugën “Mysym Keta”, në një lokal ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën dy kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.
Gjatë kontrolleve në të dyja subjektet, policia sekuestroi 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 telefona celularë dhe bileta me baste sportive. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të kontrolleve për evidentimin e ambienteve që përdoren për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme vijojnë./Dosja.al
policia tirana tre persona
Aktualitet
10 March 2026, 15:54
E.d
Rritet në disa pika të pakicës në Tiranë dhe përgjatë autostradës çmimi i naftës me 16 lekë për ...
Aktualitet
10 March 2026, 15:43
E.d
Foto ilustruse
Pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europiane për bujqësinë shqiptare, zhvillimet e dat...
Aktualitet
10 March 2026, 14:15
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka ndërmarrë iniciativë për të reformuar nëpërmjet nj&e...
Aktualitet
10 March 2026, 15:27
D.S
TIRANË- Autoritetet gjermane kanë goditur rrjetin ndërkombëtar të mashtrimit me investime online, i cili dyshohet se ka për...
Aktualitet
10 March 2026, 15:17
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut. Endri Meksi, pronari i MCN TV ka kallëzuar...
Aktualitet
10 March 2026, 14:57
E. D
TIRANË- Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Shkodër njoftoi se ka kallëzuar penalisht në Prokurori nj&eu...
Aktualitet
10 March 2026, 14:46
E. D
Dritan Leli
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Leli ës...
Aktualitet
10 March 2026, 14:42
E. D
Klodjan Braho
TIRANË- SPAK ka publikuar më 9 Mars, Raportin Vjetor për vitin 2025, ku paraqiten zhvillimet dhe rezultatet kryesore n&...
Aktualitet
10 March 2026, 13:14
Klodjan Allajbeu
TIRANË- Biznesmeni Klodjan Allajbeu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, lid...
Aktualitet
10 March 2026, 14:31
E. D
VELIPOJË- Banorët e Baks-Rrjollit kanë paralajmëruar, se të mërkurën në orën 10:00 do të protestoj...