Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
PAMJE të frikshme nga zjarri në Himarë/ Dy banesa të shkrumbuara dhe 40 të tjera në rrezik, banorët kërkojnë ndihmë
Si pasojë e flakëve, janë evakuuar disa banorë, ndërsa disa të tjerë kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente. Në pamje shihen flakë e shtëllunga tymi masive, ku janë asfiksuar edhe tre, të cilët kanë përfunduar në spital.
4 September 2026, 22:31Nga E. D
pamjet
HIMARË- Pamje të frikshme janë publikuar nga zjarri masiv në Himarë. Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur drejt zonave të banuara, ku kanë shkrumbuar dy banesa dhe 40 të tjera janë në rrezik.
Si pasojë e flakëve, janë evakuuar disa banorë, ndërsa disa të tjerë kanë bërë thirrje për ndihmë urgjente. Në pamje shihen flakë e shtëllunga tymi masive, ku janë asfiksuar edhe tre, të cilët kanë përfunduar në spital.
Lidhur me zjarrin ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo. Përmes një njoftimi zyrtar, Tavo u bën thirrje banorëve të evakuohen menjëherë nga shtëpitë, bizneset apo ambientet e rrezikuara për të mbrojtur jetën e tyre.
Ai gjithashtu u bën thirrje dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë me shërbimet e emergjencës. Edhe autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të Himarës të mos neglizhojnë situatën dhe të largohen në kohë nga çdo zonë ku flakët përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën./Dosja.al