28 May 2026, 20:42
Nga E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Drejtësia gjermane ka dënuar me burg një grup shqiptarësh në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim dhe trafik kanabisi në sasi të mëdha dhe panifikim për rrëmbim personi.
Para Gjykatës së Landit në Dyseldorf të Gjermanisë dolën shtatë shqiptarë, të moshës nga 21 deri në 51 vjeç, të gjithë pa vendbanim të përhershëm sipas gjykatës.
Gjykata dënoi katër të akuzuarit kryesorë me burgime nga tre vjet e shtatë muaj deri në shtatë vjet, në varësi të rolit të tyre në krim. Për tre ndihmësit, gjyqtarët konsideruan të përshtatshme dënimet nga dy vjet e gjysmë deri në dy vjet e dhjetë muaj.
Kultivimi masiv i drogës nisi më shumë se tre vjet më parë
Mediat gjermane shkruajnë se sipas hetimeve, dy të akuzuarit 50 dhe 51 vjeç kishin planifikuar prej më shumë se tre vitesh kultivimin dhe shitjen në shkallë të gjerë të drogës së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë.
Për këtë, shqiptarët kishin marrë me qira prona të përshtatshme në tre lokacione në Nordrhein-ëestfalen dhe kishin rekrutuar pesë bashkatdhetarë si “kopshtarë”, të cilët do të jetonin vazhdimisht në objektet ku kultivohej kanabisi. Sipas akuzës, ndihmësve 21 deri 34 vjeç u ishte premtuar nga 10 mijë euro për çdo korrje.
Rolet ishin të ndara qartë
Dy të akuzuarit më të vjetër merreshin kryesisht me furnizimin e plantacioneve dhe personelit, ndërsa gjithashtu ndihmonin në rritjen e bimëve të kanabisit. Policia ra në gjurmët e grupit përmes një procedure tjetër penale, që lidhej po ashtu me tonelata marihuanë. Gjatë këtij procesi gjyqësor po flitej për rrëbimin e një bosi të trafikut të kanabisit.
Vitin e kaluar hetuesit ndërhynë dhe zbuluan plantacionet në Lüdenscheid, Bad Salzuflen dhe Dormagen. Sipas hetimeve, prodhimi për çdo korrje arrinte në rreth 150 kilogramë kanabis gjithsej. Çmimi i shitjes në rrugë për kanabis aktualisht vlerësohet rreth 10 euro për gram./Dosja.al
gjermani policia shqiptare
Aktualitet
28 May 2026, 20:14
D.S
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka rregulluar për herë të parë me ligj trajtimin shëndetësor publik p&...
Aktualitet
28 May 2026, 19:57
D.S
Spitali i Traumës
TIRANË- Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçari që mbeti i plagosur me armë...
Aktualitet
28 May 2026, 19:15
E.d
Hotel 'Oasis' dhe ambientet ku ishte ndërtuar 'Copacabana'
SARANDA- Gjykata e Sarandës ka ndyshuar mastat e sigurisë për Kristofor...
Aktualitet
28 May 2026, 18:34
D.S
TIRANË- Teksa kanë mbetur edhe dy ditë nga detyrimi i instalimit të POS-ve te sektori i shërbimit të transportit publik, sh...
Aktualitet
28 May 2026, 18:22
E.d
Foto ilustruse
DELVINA- Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Kardhiq-Delvinë. Dy automjete janë p...
Aktualitet
28 May 2026, 17:30
E.d
Eraldo Fizi dhe Xhuana Nikillaj
TIRANË- AMP ka nisur hetimet për komisariatin nr.2, pas vdeksjes së 25-vjeçares Xhuana...
Aktualitet
28 May 2026, 16:50
D.S
ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për producentin Petri Bozo për aksidentin...
Aktualitet
28 May 2026, 16:26
E.d
Pamje
KRUJË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe aktivisti Aulon Kalaja ka bërë një denoncim lidhur me situ...
Aktualitet
28 May 2026, 16:15
Elton Qyno
Foto ilustruse
Zbardhet dëshmia e dy biznesmenëve nga Lezhë, Paulin Nikolli dhe Luigj Frangaj, të cilët kanë takuar në S...
Aktualitet
28 May 2026, 16:13
D.S
Cllevio
TIRANË- Këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me nofkën “Cllevio” ka deklaruar se ai lëviz me ma...