Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 5 prej tyre mbeten aktive, ndërsa 2 janë nën mbikëqyrje.
TIRANË- 34 vatra zjarri janë evidentuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 5 prej tyre mbeten aktive, ndërsa 2 janë nën mbikëqyrje.
Në terren janë angazhuar 481 forca dhe 44 automjete zjarrfikëse, së bashku me 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe një avion “Air Tractor”.
Vatrat aktive ndodhen në Malin e Dajtit dhe në disa zona të Dibrës, ndërsa zjarret në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit në Elbasan po monitorohen. Autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën mbikëqyrje. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar në total 481 forca operacionale dhe 44 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar gjithashtu 105 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse të FA-së, 3 helikopterë dhe 1 avion AIR TRACTOR.
Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë dhe Dibër. Në Malin e Dajtit vijon puna pas riaktivizimit të tre vatrave, me angazhimin e 25 forcave zjarrfikëse/AZM dhe 20 efektivëve të FA-së. Në qarkun Dibër aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal, Sllatinë dhe Komsi.
Në Vajkal janë aktualisht të angazhuar 61 forca, përfshirë 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë operojnë 78 forca; në Komsi janë angazhuar edhe 25 efektivë të FA-së. Sipas raportimit, nuk ka rrezik për zonat e banuara në këto vatra. Në Elbasan, vatrat në Malin e Dardhës dhe Malin e Qukësit janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Gjatë ditës së djeshme pati ndërhyrje të konsiderueshme edhe në Tërbaç, Vranisht të Himarës, ku u angazhuan forca tokësore, 2 helikopterë dhe 1 AIR TRACTOR, si dhe në Xhyrë të Librazhdit, ku ndërhyri edhe 1 helikopter i FA-së; të dyja vatrat janë deklaruar të fikura.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
RENEA KORÇË- Forcat RENEA mbërritën në Korçë, pas dyshimeve se në qytet fshihej një person me rrezikshm&eu...
Policia KAMËZ- Dy efektivë policie janë plagosur në një aksident të ndodhur më 28 gusht në Kamëz. Automjeti me...
TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të q...
Shqyrtimi i një kërkese të depozituar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga kandidati për Prokuror të P&eu...
pamje nga zjarri GJIROKASTËR- Një vatër masive zjarri po vijon prej disa orësh mbi fshatin Dragot, ku flakët po pë...
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Një avari teknike e papritur pasditen e kësaj të premteje, 'paralizoi' për rreth 30 minuta hapës...
KOSOVË- Bashkimi Evropian shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës q&eum...
Aeroporti i Tiranes TIRANË- Avaria teknike në sistemin e monitorimit të "Albcontrol" ka shkaktuar kaos me oraret e udhëtimeve pra...
pamje nga protetsta TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët...
protesta TIRANË- Mesazhi i dërguar nga një protestues që pretendon se është larguar nga puna në sektorin privat p&e...