LIVE UPDATES
Aktualitet

BE pro rikthimit të gjyqtarëve serbë në drejtësinë e Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve e stafit serb dhe kërkon lirimin nga detyra. BE-ja shpreh “keqardhje të thellë".

29 August 2026, 10:53 Nga I.A
BE pro rikthimit të gjyqtarëve serbë në drejtësinë
BE

KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pritet të dekretojë lirimin nga detyra të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës nga komuniteti serb i Kosovës, të cilët kishin kërkuar që të kthehen në punë, ndonëse ata vetë kishin dhënë dorëheqje tre vjet më parë. Këtë vendim, u.d. presidentja Haxhiu, pritet ta marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, organ ky i cili dy ditë më parë refuzoi kërkesën e bërë nga vetë gjyqtarët për tërheqjen e dorëheqjeve të tyre, ndërkohë i ka kërkuar u.d. presidentes që me dekret t'i lirojë nga detyra. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se e mirëpret vendimin e Këshillit Gjyqësor dhe njoftoi se "në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, do të ndërmarrë veprime për lirimin nga detyra të tyre”.

Reagime nga Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian shprehu "keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb të Kosovës, sikundër rikujton BE-ja edhe vendimin e ngjashëm të korrikut të u.d. presidentes për lirimin nga detyra të prokurorëve serbë. "Këto vendime duket se nuk janë në përputhje me ligjet në Kosovë, me proceset e rregullta dhe me kërkesat e përgjithshme për sundimin e ligjit në Kosovë”, thuhet në reagimin e BE-së. Sipas BE "vendimet për mospranimin e tërheqjeve të dorëheqjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë bien ndesh edhe me parimet e një gjyqësori multietnik, duke dëmtuar besimin e komunitetit serb të Kosovës dhe duke minuar përpjekjet për një rikthim të qëndrueshëm në institucionet e Kosovës”.

BE: Sistemi gjyqësor të reflektojë diversitetin etnik

Sipas Bashkimit Evropian, sistemi gjyqësor i Kosovës duhet të reflektojë diversitetin etnik të vendit. "BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve përkatës që të krijojnë kushtet për një gjyqësor multietnik, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës, procesin e rregullt ligjor dhe zotimet e bëra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

U.d. presidentja Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, më herët kishin kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të bënin kërkesë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje kolektivisht vite më parë, pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Evropian për të mos i bërë trysni institucionit të pavarur të gjyqësorit. Autoritetet kosovare këmbëngulin se rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk mund të jetë çështje politike, por duhet të trajtohet si çështje juridike dhe kushtetuese.

Ndërkohë, misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), pas vendimit të KGJK-së, i kërkoi këtij organi që të mbushë vendet e zbrazëta të punës për gjyqtarë dhe stafin mbështetës të tyre përmes, siç thonë, "një procesi punësimi transparent, përfshirës dhe të bazuar në merita”. "Një sistem juridik që reflekton komunitetet që u shërben është kyç për të siguruar qasje të barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë”, tha OSBE-ja.

Kërkesa e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë vjen vetëm pak kohë pasi u.d. presidentja Albulena Haxhiu liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë dhe stafin e tyre mbështetës që kishin dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022. Edhe në këtë rast, Bashkimi Evropian, pas lirimit nga detyra të prokurorëve serbë, pati reaguar ndaj autoriteteve kosovare duke shprehur shqetësim dhe duke i cilësuar këto vendime si "jo në përputhje me ligjin, kërkesat procedurale dhe sundimin e ligjit në Kosovë”.

Largimi i gjytarëve dhe prokurorëve serbë në vitin 2022

Procesi i integrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në sistemin e drejtësisë në Kosovë ishte pjesë e marrëveshjeve në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në vitin 2022, 130 gjyqtarë, prokurorë, policë dhe staf përcjellës të tyre serbë, kryesisht nga veriu i Kosovës, kishin dhënë dorëheqje, pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës që shkarkoi nga detyra drejtorin serb të Policisë për rajonin e veriut. Ai pati refuzuar ta zbatonte një vendim të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e targave ilegale serbe të automjeteve, ndonëse ky vendim i Qeverisë hyri në fuqi dhe tashmë ai implementohet në Kosovë.

Largimi kolektiv i serbëve nga institucionet e Kosovës ishte iniciuar nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Srpska, me mbështetjen edhe të autoriteteve në Beograd. Këta të fundit, punonjësve serbë të dorëhequr, u dhanë kontrata të përkohshme pune në institucionet paralele serbe në Kosovë dhe ata paguheshin nga buxheti i Serbisë. Por, në fund të vitit 2023, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Lista Srpska u bënë thirrje serbëve që të rikthehen në Policinë e Kosovës dhe në institucionet e drejtësisë, duke pranuar se largimi i tyre në vitin 2022 në mënyrë kolektive ishte gabim. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga u.d. kryeministri Albin Kurti, thotë se rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës nuk mund të jetë çështje politike, por duhet të trajtohet si çështje juridike dhe kushtetuese, bazuar në ligjet e Kosovës./DW

be albulena haxhiu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin