Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Pas takimit me drejtuesit politikë, Rama mbledh sot kabinetin qeveritar në Pogradec
Ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë deri tani në dikasteret përkatëse, duke paraqitur njëkohësisht objektivat, prioritetet dhe problematikat për periudhën e ardhshme.
24 August 2026, 09:45Nga I.A
Rama ne Pogradec
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takimin me kabinetin qeveritar, një ditë pas mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pogradec. Takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00 dhe të mbyllet pasdite. Ministrat pritet të raportojnë për punën e bërë deri tani në dikasteret përkatëse, duke paraqitur njëkohësisht objektivat, prioritetet dhe problematikat për periudhën e ardhshme.
Diskutimet do të prekin disa prej sektorëve kryesorë të qeverisjes, përfshirë mbrojtjen, drejtësinë, financat, ekonominë, infrastrukturën, energjinë dhe bujqësinë. Vëmendje do t’i kushtohet edhe funksionimit të pushtetit vendor dhe administratës publike.
Në pjesën tjetër të axhendës do të raportojnë ministrat që mbulojnë turizmin, kulturën, shëndetësinë, arsimin dhe sportin. Mbledhja vjen në kuadër të takimeve të zhvilluara nga kryeministri në Pogradec, ku po diskutohet puna e qeverisë dhe drejtimet kryesore për vijimin e mandatit./Dosja.al