16 December 2024, 10:43
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një person ka pësuar lëndime të rënda në këmbë nga arma e zjarrit gjatë përleshjeve mes dy grupeve të ndryshme në Fushë Kosovë. Ngjarja është raportuar nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtyre përleshjeve.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:30. Po ashtu në raport thuhet se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar.
“Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja”, thuhet në raport.
Mësohet se një tjetër person ka marrë plagë në trup nga një tjetër përleshje. Mediat në Kosovë raportojnë se plagosjet janë regjistruar në dy ditë të ndryshme. Të dielën rreth orës 18:00 u raportua për një tjetër përleshje mes dy grupeve ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Fushë Kosovë 15.12.2024-18:00. Raportohet se pas një përleshje në mes dy grupeve, si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa njësitë policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport.
kosove plagosje
Aktualitet
16 December 2024, 10:50
r.ll
kamionet me inerte
TIRANË- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën në flagrancë duke shkarkuar me kamion inert...
Aktualitet
16 December 2024, 10:39
r.ll
17-vjeçari
TIRANË- Ka dalë sot para gjykatës së Fierit, 17-vjeçari i cili ka goditur 4 herë me mjet prerë...
Aktualitet
16 December 2024, 10:38
I.A
Policia
VLORË- Një aksion është ndërmarrë nga policia gjatë natës kundër trafikimit të lënd&eum...
Aktualitet
16 December 2024, 09:49
r.ll
altin dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nga 1 janari 2025 do të marrë kompetencat e Komisionerit ...
Aktualitet
16 December 2024, 09:11
r.ll
foto ilustruese
BULQIZË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku si pasojë është plago...
Aktualitet
16 December 2024, 07:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Humbja totale financiare për buxhetin e shtetit nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve përllogaritet në...
Aktualitet
16 December 2024, 07:20
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që...
Aktualitet
15 December 2024, 22:47
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka hedhur poshtë raportimet e disa mediave lokale në Kosovë kinse...
Aktualitet
15 December 2024, 20:43
N.F
Irakli Davella
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella d...
Aktualitet
15 December 2024, 20:08
N.F
Kiço Londo
TIRANË- Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli", Kiço Londo ka reaguar së fun...