29 May 2022, 14:36
Nga DOSJA
Donald dhe Romeo Veshaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e prokurorisë ndaj çështjes së vëllezërve binjakë Romeo e Donald Veshaj të cilët akuzohen për një plagosje të kryer në vitin 2013. Prokuroria kreu rekursin pasi nuk pranoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës ndaj ngjarjes së rëndë që ka protagonistë dy vëllezërit Veshaj.
Sipas “BW”, Prokuroria e dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë duke kërkuar burg për vëllezërit binjakë, për shkak se një person ka mbetur i dëmtuar përjetësisht me shenja në fytyrë, ndërkohë që kërkesa është hedhur poshtë. Gjykata e Lartë vendosi: Mospranimin e rekursit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë kundër vendimit nr.252, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Apelit Vlorë. Por pritet dalja e vendimit të plotë për të mësuar detajet.
Dy vëllezërit janë dënuar me shërbim prove për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë. Ngjarja ka ndodhur më 7 shkurt të vitit 2013, kur Romeo dhe Donald ishin adoleshentë, pranë shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Sherri nisi më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30, Arjan Lalaj ( i plagosuri) ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër person në pritje të të fejuarës së tij, e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.
Në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit Romeo Veshaj. Një ditë më vonë, 7 shkurt 2013, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit, ku janë përplasur fizikisht me vëllezërit. Me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë shëmtim të përhershëm të fytyrës.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
29 May 2022, 14:28
Foto nga pema e shembur
KORÇË- Era e fortë dhe moti i keq ka rrëzuar pemët në afërsi të fshatit Bulgarec në...
Aktualitet
29 May 2022, 14:14
Pamje e breshërit
KORÇË- Moti i keq në vend duket se është lajm i keq për fermerët, sidomos atyre në zon&eu...
Aktualitet
29 May 2022, 13:58
Foto ilustruese
TIRANË- Ashtu siç edhe ishte parashikuar nga Estofex, sistemi evropian i paralajmërimit të motit të keq, nj...
Aktualitet
29 May 2022, 13:19
RINAS- Tre persona janë marrë nën hetim nga Polica në aeroportin e Rinasit, kjo pasi janë konstatuar dy raste të shkeljes së...
Aktualitet
29 May 2022, 12:20
Rrok Frroku
SHKODËR- Rrok Frroku, 54 vjeç, mesa duket nuk ka qenë efektivi i vetëm që ka pësuar lëndime gjatë aks...
Aktualitet
29 May 2022, 12:07
Foto ilustruese
TIRANË- Kur një punonjës policie u arrestua në flagrancë duke drejtuar makinën në g...
Aktualitet
29 May 2022, 12:05
Foto ilustruese
HIMARË- Një kamion është aksidentuar në hyrje të Himarës në orët e mesditës së sotme...
Aktualitet
29 May 2022, 10:47
Elvis Demçe
TIRANE – Media spanjolle i ka kushtuar një artikull mafiozit shqiptar Elvis Demçe, i cili kishte një synim në...
Aktualitet
29 May 2022, 10:48
Policia italiane
ITALI-Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ndaj tij kishte një urdh&eu...
Aktualitet
29 May 2022, 10:28
Pamje nga aksidenti
POGRADEC- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatin Lin të Pogradecit ku si pas...