23 July 2023, 12:50
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se deri në vitin 2050 gati gjysma e popullsisë së botës do të jenë miopë. Mjekët okulistë rekomandojnë të paktën 1 vizitë në vit, ndërsa personat që mbajnë syze të paraqiten dy herë në vit.
“Në fakt ne kemi kohë që e shohim këtë trend, pra shtimin e numrit të fëmijëve, nxënësve, studentëve që kanë probleme me shikimin, miopinë. Konstatojmë që trendi ka ndryshuar nga hypermetropia që ishte e përhapur në moshat parashkollore dhe të fillores, konstatojmë tendencën e shfaqjes së miopisë që në mosha të vogla, gjë që nuk e hasnim para 15-20 vjetësh. Shkaqet lidhen drejtpërdrejt me përdorimin për një kohë të gjatë të aparaturave të teknologjisë dixhitale si telefoni, kompjuteri, laptopi, ipadi që fëmijët e vegjël siç jemi të gjithë dëshmitarë, i përdorin gati non stop,"- shprehet mjekja okuliste Suzana Zhuka.
Miopia është defekt i përthyerjes së rrezeve të dritës, që ka të bëjë me refraksionin dhe që në gjuhën e popullit quhet dritëshkurtër, pra shikon afër, por nuk shikon mirë larg. Ne rekomandojmë përdorimin e disa vitaminave që kanë në përbërje Betakarotenin, karotat, të verdhën e vezës, boronicat, peshkun sipas mundësive.
“Unë jam studente për Infermieri, në fakt po bëja vizitë për procedura për patentën dhe tani më tha doktoresha se kam miopi. Unë mendoj se tek unë ndikon qëndrimi për një kohë të gjatë në kompjuter rreth 3-4 orë në ditë për shkak të studimeve, por edhe qëndrimi në telefon, që gjithashtu janë shumë orë të ditës,"-shprehet një studente./TopChannel
okulistet ne shqiperi
Aktualitet
23 July 2023, 12:48
A.B
Shtepi bari
SHIJAK- Arrestohet Selman Krasniqi. Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi bashkë me vëllain e tij kishte përsh...
Aktualitet
23 July 2023, 12:32
A.B
Arma
KURBIN- Një 64-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi në mënyrë të të vazhdueshme,...
Aktualitet
23 July 2023, 12:22
A.B
Denis Çali
TIRANË- Një ditë më parë ndërroi jetë në një aksident 33-vjeçari Denis Çali.&n...
Aktualitet
23 July 2023, 12:26
k.m.
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami
TIRANË- Ka thuajse një vit pas hekurave të burgut, por më në fund, ish-efektivi i Forcave Operaciona...
Aktualitet
23 July 2023, 12:17
k.m.
Foto ilustruese
KËLCYRË- Një 62-vjeçar është gjetur i vdekur një 62-vjeçar te vendi i quajtur “P&eum...
Aktualitet
23 July 2023, 11:37
A.B
Arme
KUKËS- Policia ka arrestuar dy vëllezërit, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në fs...
Aktualitet
23 July 2023, 11:23
A.B
TIRANË- Pasaportat dhe ID-të e reja, Ministria e Brendshme: Pas kësaj date nuk mund t’i përdorni dot më kuponët e ‘A...
Aktualitet
23 July 2023, 10:36
a.l
Votimi në Rrogozhinë
RROGOZHINË- Identifikohen problemet e para në procesin zgjedhor në Rrogozhinë. Në qendrën e vo...
Aktualitet
23 July 2023, 10:41
A.B
Momenti i arrestimit
VLORË- Arrestohet 33-vjeçari, pjesëtar i një grupi kriminal. Në pranga ka rënë shtetasi ...
Aktualitet
23 July 2023, 10:17
A.B
Zgjedhjet
RROGOZHINË-Thyhet urdhri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një nga Qendrat e Votimit në Rrogozhinë, pasi në...