15 August 2023, 19:41
Nga A.B
Jet ski
VLORË- Policia u mundua të fshinte ditën e sotme një ngjarje të ndodhur në Llaman, të Himarës, ku dy adoleshentë u plagosën në det, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është sjellë me helikopter në Tiranë.
Dëshmitarët okularë kanë treguar se adoleshentët nga Tirana janë plagosur nga përplasja e dy jet skive dhe jo ngaqë janë hedhur në det nga shkëmbinjtë, siç është edhe versioni zyrtar i policisë. Policia po merr dëshmitë e personave të pranishëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur edhe detaje.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar dhe pronarin e jet skive me inicialet R. P.
Njoftimi i Policisë së Himarës në orën 17:00:
Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det. Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det. Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.
Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.
jet ski
Aktualitet
15 August 2023, 19:36
m.s
foto ilustruese
VLORË- Në një skaf në zonën e Drimadhës, Himarë, ka shpërthyer një bidon me benzinë si p...
Aktualitet
15 August 2023, 19:35
A.B
Në Shqipëri trajtimi i sëmundjeve cerebrovaskulare, ka marrë një vëmendje të veçantë për ekspertët, p...
Aktualitet
15 August 2023, 19:29
A.B
Më 15 gusht besimtarët orthodhoksë kremtojne Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, të paraprirë nga dy ...
Aktualitet
15 August 2023, 18:56
Dosja.al
Termet Peçi
Nga Boldnews.al
Tërmet Peçi, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, është një nga “pash...
Aktualitet
15 August 2023, 18:56
m.s
foto ilustruese
KUKES- Ndonëse jemi në stinën e verës, reshjet intensive të shiut kanë përfshirë qytetin e Kuk&eum...
Aktualitet
15 August 2023, 18:09
A.B
Varka
TIRANË- Goditet grupi kriminal që trafikonte kokainë dhe heroinë nëpërmjet detit. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton p&e...
Aktualitet
15 August 2023, 18:01
A.B
Reshje
BULQIZË- Jemi në mesin e muajit gusht, mirëpo moti ka ndryshuar drastikisht. Në Bulqizë, ka pasur reshje të dendura sh...
Aktualitet
15 August 2023, 17:33
a/b
Policia
VLORË- Një e moshuar ka denoncuar familjarët e nuses. Azbie Resulaj, 82-vjeç, është paraqitur ditën e sotme n&...
Aktualitet
15 August 2023, 17:01
A.B
Ambulance
HIMARË- Dy të rinj janë transportuar me urgjencë në spital, pasi kanë pësuar dëmtime pasi janë p&eum...
Aktualitet
15 August 2023, 16:48
A.B
Noizy dhe autori
DURRËS- Lihet në burg nga Gjykata e Durrësit, Siar Kontin, autorin e djegies së automjetit tip “Ferrari” n...