28 July 2026, 20:19
Nga E. D

TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje në protestën e 59 për dënimin e akteve të dhunës në protestën para Kuvendit dhe lirimin e të ndaluarve. Vatnikaj theksoi se nuk i kishin frikë dhe as nuk intimidoheshin, duke vijuar protestën ne shesh deri në realizimin e qëllimeve. Ajo renditi edhe disa kërkesa drejtuar organeve ligjzbatuese. Në fund ajo deklaroi se qytetarët nuk do tërhiqen për asnjë moment, deri në largimin e Ramës.
“Jemi këtu kundër dhunës Policore. Ndërkohë që protesta vijon prej dy muajsh dhe grumbullimi dje para parlamentit ishte simbolike, u përballëm me një dhunë jopropocionale të Policisë. Të pajisur me skafandra, gaz, shkopinj gome, ushtrim forcë e që nuk justifikon sjelljen paqësore të protestuesve. Pavarësisht se nuk u ushtrua dhunë nga protestuesit, 6 qytetarë u shoqëruan pa të drejtë dhe disa u arrestuan. Kjo është qartësisht intimidim dhe presion për të mos marrë pjesë në protestë nga qytetarët. Disa qytetarë u goditën edhe në fytyrë, edhe pse nuk po ushtronin forcë. Ushtrimi i dhunës përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe propocionalitetit.
Po ashtu kishte edhe prani të oficerëve të policisë civilë. Një prej rasteve ishte edhe nxjerrja e thikës nga një prej tyre ndaj një prej organizatorëve të protestës. Kjo ngre pikëpyetje të qytetarëve se si po menaxhohen protestat paqësore. Kemi protestuar në mënyrë paqësore dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Është e drejtë themelore kushtetuese në demokraci, as përdorimi i forcës, as intimidimi dhe veprimet arbitrare nuk do ndaloj ë të protestojmë.
Ju themi qartazi dhe prerë sot se nuk ju kemi frikë. Në kundërshtim të dhunës dhe ushtrimit të vazhdueshëm të dhunës policore kërkojmë ndalimin e shoqërimit dhe ndalimit të protestuesve. Kërkojmë hetimin transparent të përdorimit të sprajtit kundër protestuesit dhe ushtrimit të forcës. Identifikimin e menjëhershëm të personave civilë në protestë dhe shfaqjani e civilit me thikë ndaj protestuesit. Policia e Shtetit të plotësojë standardet ndërkombëtare të sigurisë së protestës. Institucionet ndërkombëtare të monitorojnë masat e protestës që të mos ushtrohet dhunë ndaj asnjë protestuesi. Një shoqëri demokratike nuk krijohet me frikë por me standarde. Do të jemi këtu derisa të ndërtojmë Shqipërinë e re, pavarësisht represionit policor, ndaj ju themi se nuk ju kemi frikë”, tha aktivistja./Dosja.al
sidorela vatnikaj protesta kunder rames
Aktualitet
28 July 2026, 20:06
E. D
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se Rama nuk është më kryeministër në sytë e popullit pasi ka prerë n&eum...
Aktualitet
28 July 2026, 19:58
E. D
pamjet
TIRANË- Pas grumbullimit të tyre në Sheshin Skënderbej, protestuesit po marshojnë drejt godinës së Kryemini...
Aktualitet
28 July 2026, 19:55
E. D
protestuesi
TIRANË- Një protestues ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ka një “kontratë me 800 mij&...
Aktualitet
28 July 2026, 19:47
E. D
Nënë Liza
TIRANË- Nënë Liza, të cilës iu shembën shtëpitë disa vite më parë te “5 Maji&rd...
Aktualitet
28 July 2026, 19:35
E. D
TIRANË- Sot mbahet protesta e 59 radhazi kundër qeverisë Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, dh...
Aktualitet
28 July 2026, 19:21
E. D
Bledian Koka
TIRANË- Gazetari, Bledian Koka ka reaguar, pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka angazhuar mbrojtës ligjor&e...
Aktualitet
28 July 2026, 19:15
E. D
pamjet
FIER- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit–Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj. Më...
Aktualitet
28 July 2026, 18:47
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rrjeti global i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve që punon për të forcu...
Aktualitet
28 July 2026, 17:36
E. D
PATOS- Një zjarr masiv ka përfshirë sot një fermë blegtorie në Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme&...
Aktualitet
28 July 2026, 17:54
G.M
Foto ilustruese
KOSOVA- Autoritetet kosovare janë duke kryer gërmime të martën në një fshat në veri të vendit ...