5 September 2026, 11:04
Nga G.M
Cannabis
TIRANË- Një 20-vjeçar është vënë në prangat e ploicisë ditën e sotme në zonën e Bathores pasi dyshohet se trafikonte lëndë narkotike nga SHBA-ja me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i riu kishte porositur nga jashtë një pako me 4kg e 641 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC. Pakoja u sekuestrua në cilësine e provës materiale, ndërsa po vijojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nga SHBA-ja, me qëllim shitjen në Shqipëri. Identifikohet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, i cili kishte porositur një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC.
Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin policor të koduar “Delivery”.
Në kuadër të këtij operacioni, pas një hetimi të kryer për rastin, u bë i mundur identifikimi i shtetasit D. S., 20 vjeç, banues në Bathore, si porositës i pakos me 4 kg e 641 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, e dyshuar se ishte trafikuar nga SHBA-ja. Në vijim të veprimeve procedurale, 20-vjeçari u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.
Pakoja, e cila përmbante 8 paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis, me peshë totale 4 kg e 641 gramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al
policia e tiranes lende narkotike
Aktualitet
5 September 2026, 11:02
I.A
Zjarri
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 39 vatra zjarri, prej të cilave 11 ...
Aktualitet
5 September 2026, 10:47
G.M
Pamje nga zjarret
DURRËS- Tre persona janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit si të dyshuar p&e...
Aktualitet
5 September 2026, 10:36
G.M
Jozefin Marku dhe Edi Kuçi
TIRANË- Këngëtari Jozefin Marku është arrestuar nga Policia e Tiranës pas qarkullimit t&eum...
Aktualitet
5 September 2026, 10:21
G.M
Pamje nga ekstradimi
TIRANË- Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bshkuara Arabe kanë finalizuar operaci...
Aktualitet
5 September 2026, 10:14
I.A
Nënë Tereza
TIRANË- Nga shenjtërimi i Nënë Terezës mbushen sot 10 vjet. 5 shtatori, data kur Papa Françesku vendo...
Aktualitet
5 September 2026, 10:01
G.M
Pamje nga Himara
HIMARË- Zjarri masiv që përfshiu ditën e djeshme Himarën ka shkaktuar dëme të mëdha materiale n&eu...
Aktualitet
5 September 2026, 09:53
G.M
Nënë Tereza
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale ka përkujtuar shenjt&eum...
Aktualitet
5 September 2026, 09:19
G.M
Foto ilustruese
CËRRIK- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30 në aksin rrugor Cërrik-Elbasan. Si...
Aktualitet
5 September 2026, 09:09
G.M
Pamje nga zjarri
HIMARË- Operacioni për shurjen e flakëve të zjarrit që përfshiu Bashkinë e Himarës mbrëmjen e...
Aktualitet
5 September 2026, 08:34
G.M
Zjarri në Himarë
HIMARË- Vatra masive e zjarrit që përfshiu ditën e djeshme Bashkinë e Himarës ka terrorizuar banor...