1 February 2025, 21:07
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ranë dakord mbi nevojën për të konsoliduar marrëveshjen e armëpushimit të Gazë, gjatë një bisede telefonike që patën të shtunën, tha presidenca egjiptiane. Sidoqoftë, është e paqartë nëse ata diskutuan mbi thirrjen e Presidentit Trump për transferimin e palestinezëve nga Gaza drejt Egjiptit dhe Jordanisë.
Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit folën rreth "rolit të rëndësishëm të Egjiptit në lirimin e pengjeve në Gazë" dhe se Sisi shprehu besimin se Presidenti Trump mund të sjellë paqe në rajon.
Egjipti tha se dy udhëheqësit patën një dialog pozitiv ku u vu theksi tek nevoja për zbatimin e plotë të fazës së parë dhe të dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit Hamas, dhe nevojës për të rritur dërgesat e ndihmave humanitare në Gazë.
Në asnjë prej deklaratave zyrtare nuk përmendet nëse dy udhëheqësit diskutuan mbi deklaratat e bëra gjatë javës së shkuar nga Presidenti Trump se Egjipti dhe Jordania duhet të pranojnë palestinezët nga Gaza.
Presidenti Sisi e hodhi poshtë idenë të mërkurën, duke e cilësuar si një "akt padrejtësie".
Megjithatë, të enjten zoti Trump përsëriti thirrjen e tij, duke thënë, "ne bëjmë shumë për ta dhe ata do ta bëjnë këtë", një referencë e dukshme e ndihmës amerikane si për Egjiptin ashtu edhe për Jordaninë.
Ministrat e jashtëm arabë, të mbledhur të shtunën në Kajro, kundërshtuan gjithashtu mundësinë e transferimit të palestinezëve, duke thënë se një veprim i tillë do të kërcënonte qëndrueshmërinë rajonale, do të përhapte konfliktin dhe minonte perspektivat për paqe./VOA
abdel fattah al-sisi donald trump
Bota
1 February 2025, 18:55
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se Venezuela ka rënë dakord të pranojë shtetasit e saj q&eu...
Bota
1 February 2025, 18:34
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump iu është përgjigjur me sarkazëm pyetjeve nëse ai do të vizitonte vendin e përplasjes vd...
Bota
1 February 2025, 18:36
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Presidenti Donald Trump njoftoi se do të vendosë tarifa për importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina. Ai tha dje se do...
Bota
1 February 2025, 18:25
E. D
Ahmed al-Sharaa
SIRI- Presidenti i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka premtuar se do të ndjekë kriminelët që derdhën gjakun sir...
Bota
1 February 2025, 18:18
B.Z
Keith Kellogg
SHBA - Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Ukraina t'i mbajë zgjedhjet, potencialisht deri në fund të vitit, sido...
Bota
1 February 2025, 17:58
E. D
foto ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se, sipas ...
Bota
1 February 2025, 17:44
E. D
Zelenskyy, Donald Trump
UKRAINË- SHBA-të duan që Ukraina të vazhdojë me mbajtjen e zgjedhjeve kombëtare, të pa...
Bota
1 February 2025, 17:45
B.Z
Foto ilustruese
SHBA - Grupet që mbrojnë të drejtat e emigrantëve po kritikojnë urdhrin e Presidentit Donald Trump për t&rsqu...
Bota
1 February 2025, 17:15
E. D
Papa Françesku
ITALI- Një incidet i frikshëm i ka ndodhur sot Papa Françeskut. Siç shihet edhe në pamje Papa  ...
Bota
1 February 2025, 16:40
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Irani ka shtuar përpjekjet për rekrutimin e spiunëve në Izrael. Autoritetet izraelite thonë se kanë a...