16 September 2026, 15:09
Nga E.d
Foto ilustruse
HAGA- Ambasada e Kosovës në Hagë ka reaguar pas protestave dhe tensioneve në Hagë nga ana e protestuesve shqiptarë, të cilët ishin mbledhur për të pritur vedimin e Gjykatës Speciale. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ajo ka këshilluar qytetarët shqiptarë të ruajnë qetësinë, të shmangin provokimet dhe të respektojnë ligjin.
Ajo thekson se ky vendim ka shkaktuar zhgënjim të thellë në mbarë Kosovën dhe përbën një lajm thellësisht zhgënjyes. Kjo duke theksuar se beson që aktgjykimi përfundimtar në shkallën e apelit do ta ndryshojë këtë interpretim dhe këtë aktgjykim.
Reagimi
Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka ndjekur me shqetësim të lartë verdiktin e dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi. Ky vendim ka shkaktuar, me të drejtë, zhgënjim të thellë në mbarë Kosovën dhe përbën një lajm thellësisht zhgënjyes për të gjithë ne. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, vetëmbrojtëse dhe të domosdoshme. Këtë fakt nuk e ndryshon askush, asnjëherë.
Besojmë se aktgjykimi përfundimtar në shkallën e apelit do ta ndryshojë këtë interpretim dhe këtë aktgjykim. Në këto momente, shprehim solidaritetin tonë me familjet e z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi. Në të njëjtën kohë, Ambasada e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Hagë të ruajnë qetësinë dhe maturinë, të mos bien pre e provokimeve, të respektojnë rregullat dhe kushtet mbi të cilat është dhënë leja për protestën nga Komuna e Hagës, si dhe të respektojnë shtetin mik, Mbretërinë e Holandës. Dhuna nuk lejohet. Paqja, dinjiteti dhe respektimi i ligjit janë përgjegjësi e të gjithëve./Dosja.al
ambasada kosova haga
Aktualitet
16 September 2026, 14:50
E.d
Pamje
PRISHINA- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish pranë ndërtesës së Misionit të BE-së për Sund...
Aktualitet
16 September 2026, 14:40
E.d
Pamje
KOSOVA- Ditën e sotme në Prishtinë, i cili u bë vendgrumbullim i qindra mijëra shqiptarëve teksa prisinin vendimin e gj...
Aktualitet
16 September 2026, 14:13
E.d
Pamje nga Prishtina
HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krer...
Aktualitet
16 September 2026, 13:26
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me ngërcin e krijruar me pagat e magjistrntëve dhe i ka ...
Aktualitet
16 September 2026, 13:16
E.d
Hashim Thaçi
HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-kre...
Aktualitet
16 September 2026, 13:01
E.d
Pamje
HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e ...
Aktualitet
16 September 2026, 13:08
I.A
Protesta
KOSOVË- Disa protestues kanë tentuar të hyjnë me forcë në oborrin e ndërtesës së Misionit të Bas...
Aktualitet
16 September 2026, 12:53
E.d
Pamje
HAGA- Situata në Hagë është tensionuar sërisht, ndërsa policia holandeze ka hedhur ujë në mënyrë q&...
Aktualitet
16 September 2026, 12:52
I.A
Rodni Dikson
HAGË- Avokati i Kadri Veselit Rodni Dikson ka deklaruar se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar p...
Aktualitet
16 September 2026, 12:40
E.d
Pamje
HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në total me 81 vite burg katër ish-krerët e ...