Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Qëlloi me armë zjarri drejt një makinës në Kuçovë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori
Në kuadër të hetimeve janë arrestuar Arlien Çepele, alias Arlind Gjoligaj, 32 vjeç, i dyshuar si autor i të shtënave, dhe Ardian Xhako, 49 vjeç, të dy banues në Kuçovë.
24 August 2026, 11:00Nga I.A
Policia
TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj një automjeti të parkuar në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, në pronësi të Senad Rroshnikut. Në kuadër të hetimeve janë arrestuar Arlien Çepele, alias Arlind Gjoligaj, 32 vjeç, i dyshuar si autor i të shtënave, dhe Ardian Xhako, 49 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Ky i fundit dyshohet se ka përkrahur autorin e ngjarjes.
Gjatë kontrollit në banesën e Xhakos, në tarracë, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, Policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe S. Gj., 65 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 23.08.2026, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Berat dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, vijuan veprimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës së koordinuar, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasve A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, dhe A. Xh., 49 vjeç, të dy banues në Kuçovë. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Xh., në tarracë u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se lidhen me ngjarjen.
Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetasve: – A. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. – A. Xh., për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi S. Gj., 65 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./Dosja.al