24 November 2025, 22:02
Nga E. D
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas ndalimin të tij nga policia greke në Kakavijë teksa udhëtonte drejt Janinës dhe u shpall non grata në shtetin grek. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, gazetari shpjegoi momentin e ndalimit dhe tregoi se si kur ai pyeti se pse po ndodh kjo, policët kufitar grek i thanë se ishte për shkak të qëndrimeve të mëparshme kundër Greqisë. Hoxha shtoi se pasi i morën shenjat e gishtave dhe plotësoi formularin e shpalljes non grata, policët grekë i thanë: “Qërohu dhe zhduku nga toka greke”.
“Isha duke udhëtuar drejt Janinës, kisha kohë që nuk kisha kaluar nga Kakavija dhe sapo u paraqita në sportelin e policisë greke e kuptova që ka diçka nga vonesa. Fillova të komunikoj në greqisht. Sapo e futi pasaportën për skanim me tha ke një problem, i thash që edhe më parë më ka ndodhur por di që është rregulluar. ‘Jo’ më tha dhe më tha kalo në vjen e dytë. Shkoj në vijën e dytë dhe një tjetër polic më bëri pyetjen për prindërit sepse ka shumë persona me emrin Artan Hoxha në regjistrin shqiptar.
Që në fillim më tha që ke pasur disa qëndrime kundra Greqisë. Lash gjurmët e gishtave. I thash që po më trajtoni si kriminel, më tha është thjeshtë procedurë. U ngrit papritmas, bëri gati formularin dhe më tha do ta plotësosh këtë dhe do të largohesh nga territori grek sepse je person non grata. I pyeta për çfarë dhe më tha për ato që ke bërë dhe më tha që e di shumë mirë se çfarë kam bërë. Më tha qërohu dhe zhduku nga toka greke”, u shpreh Artan Hoxha./Dosja.al
artan hoxha
Aktualitet
24 November 2025, 21:14
E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Orosh, ku u vetëdorëzuan Julian Çumaraku...
Aktualitet
24 November 2025, 20:38
E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- Julian Çumaraku dhe Arben Uka, dy personat e armatosur që prej mëngjesit që qëndruan t&e...
Aktualitet
24 November 2025, 20:24
E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- Vijon prej shumë orësh rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku po fshihen dy persona t&eum...
Aktualitet
24 November 2025, 19:50
E. D
TIRANË- Partneritetet publike private do të kalojnë në filtrin amerikan. Investimet e huaja në Shqipëri pritet të shqyrtohe...
Aktualitet
24 November 2025, 19:34
foto ilustruese
KUÇOVË- Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermer&e...
Aktualitet
24 November 2025, 19:16
E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- Prej më shumë se pesë orësh vijon rrethimi i banesës së braktisur në Orosh, ku p...
Aktualitet
24 November 2025, 18:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë, Forca...
Aktualitet
24 November 2025, 17:41
E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- RENEA dhe Policia kanë identifikuar edhe personin e dytë, i cili ndodhet i armatosur në banesën e br...
Aktualitet
24 November 2025, 17:05
E. D
pamje nga vendngjarja
OROSH- Janë publikuar pamjet nga banesa në Orosh, e cila është rrethuar prej orëve të paradi...
Aktualitet
24 November 2025, 16:48
E. D
foto ilustruese
FUSHË-ARRËZ- Një nga personat e armatosur që gjendet brenda banesës në fshatin Orosh të Fushë Arr&...