LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord bregdeti, po kryeqyteti?!

Tirana mbetet tregu më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, e mbështetur nga udhëtimet për biznes, eventet, vizitat familjare dhe qëndrimet e shkurtra të turistëve që hyjnë ose largohen nga vendi.

16 August 2026, 07:26 Nga E.d
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, rekord
Foto ilustruse

Cilat janë qytetet ku biznesi i qirasë afatshkurtër është më i zhvilluar? Sa fitohet nga qiradhënia sipas muajve me ditë dhe afatgjatë? A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira? Pse leverdia më e madhe është në bregdet dhe jo në kryeqytet.

Harta e qiradhënies afatshkurtër në Shqipëri po zgjerohet përtej destinacioneve tradicionale.

Tirana mbetet tregu më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, e mbështetur nga udhëtimet për biznes, eventet, vizitat familjare dhe qëndrimet e shkurtra të turistëve që hyjnë ose largohen nga vendi.

Në bregdet, të ardhurat janë më të përqendruara në sezon, por edhe potenciali për tarifa më të larta është më i madh. Durrësi përfiton nga afërsia me Tiranën dhe nga sezoni relativisht i gjatë, ndërsa Vlora, Saranda dhe Ksamili mbështeten te flukset e forta verore.

Në këto zona, një pjesë e madhe e të ardhurave vjetore mund të realizohet brenda pak muajsh.

Qytetet historike, si Berati dhe Gjirokastra, kanë një profil tjetër. Kërkesa lidhet më shumë me turet kulturore, qëndrimet e shkurtra dhe udhëtarët e huaj që lëvizin në itinerare brenda vendit.

Korça tërheq vizitorë në fundjavë, gjatë festave dhe në sezonin e dimrit, ndërsa Shkodra po përfiton nga rritja e turizmit të natyrës, lidhja me Alpet dhe pozicioni si pikënisje për udhëtime drejt Veriut.

Kjo larmi ka krijuar modele të ndryshme biznesi. Disa pronarë japin me qira banesa që i kanë të lira, të tjerë kanë blerë prona posaçërisht për këtë aktivitet, ndërsa është shtuar edhe numri i operatorëve që marrin apartamente me qira afatgjatë dhe i rihyjnë në treg si akomodim ditor.

Fitimi, megjithatë, nuk varet vetëm nga qyteti. Vendndodhja brenda tij, afërsia me plazhin ose qendrën, cilësia e pronës, vlerësimet në platforma dhe aftësia për të mbajtur zënie të lartë gjatë gjithë sezonit janë bërë po aq të rëndësishme sa vetë destinacioni.

Sipas të dhënave të AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, nga 27.7 mijë njësi banuese që ishin të listuara për t’u dhënë me qira për 6- mujorin e parë të vitit, pjesa më e madhe e tyre, rreth 37% ishin në segmentin e Vlorë-Sarandës, me 10.2 mijë njësi.

Në vend të dytë është Tirana, me 20%, ose 5.5 mijë apartamente. Vendin e tretë e zë Durrësi, së bashku me Golemin, me rreth 20% (4.5 mijë njësi në Durrës dhe 1.5 mijë në Golem).

Në vend të katërt është Shkodra, që po bëhet një destinacion gjithnjë e në rritje, me 1.4 mijë apartamente që jepeshin me qira ditore mesatarisht në janar-qershor, ose gati 5% e totalit.

Kërkesa më e lartë për net–qëndrime është në Tiranë, Vlora shpërthen në qershor

Tirana mbetet tregu me kërkesën më të qëndrueshme për qira afatshkurtra gjatë gjithë vitit. Në 6-mujorin e parë, kryeqyteti regjistroi mesatarisht rreth 63 mijë net-qëndrime në muaj, i mbështetur nga flukset turistike, udhëtimet për biznes dhe qëndrimet e shkurtra gjatë gjithë sezonit.

Por në qershor, Vlora doli në krye me mbi 110 mijë net-qëndrime, duke kaluar ndjeshëm Tiranën. Kërkesa në qytetin bregdetar u rrit me shpejtësi me nisjen e sezonit veror, nga rreth 50 mijë net në maj në më shumë se dyfishin një muaj më vonë.

Edhe Durrësi shënoi rritje të fortë në qershor, duke arritur mbi 43 mijë net-qëndrime, ndërsa Golemi dhe Shëngjini regjistruan gjallërim të dukshëm me afrimin e sezonit të plazhit.

Të dhënat tregojnë dy modele të ndryshme të tregut: Tirana ka kërkesë më të shpërndarë gjatë gjithë vitit, ndërsa qytetet bregdetare e përqendrojnë pjesën më të madhe të aktivitetit në muajt e verës.

Tirana kryeson për të ardhurat, Vlora shumë pranë

Tirana gjeneroi të ardhurat më të larta nga qiradhënia afatshkurtër në 6-mujorin e parë të vitit 2026, me rreth 16.3 milionë euro. Shumë pranë saj renditet Vlora, me afro 15.5 milionë euro, ndonëse tregu i saj është më sezonal dhe pjesa më e madhe e të ardhurave përqendrohet në muajt e verës.

Durrësi renditet i treti, me rreth 7.7 milionë euro, ndërsa diferenca me qytetet e tjera është e ndjeshme. Shkodra gjeneroi rreth 2 milionë euro, Golemi 1.5 milionë euro, ndërsa Korça dhe Shëngjini mbetën nën 500 mijë euro.

Tirana përfiton nga një aktivitet më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, ndërsa Vlora arrin të ardhura shumë të larta falë rritjes së fortë të kërkesës dhe tarifave në sezonin veror. Kjo e bën bregdetin më të leverdishëm në muajt e pikut, edhe pse kryeqyteti mbetet tregu më i madh dhe më i balancuar. 

Çmimet e qirasë ditore, Tirana më e lira, bregdeti më i shtrenjti

Kryeqyteti arrin të konkurrojë për numrin e vizitorëve dhe për të ardhurat totale, por jo për tarifat ditore. Të dhënat e AirDNA tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2026, çmimi mesatar për një natë në Tiranë ishte rreth 42.4 euro, ndër nivelet më të ulëta mes destinacioneve kryesore.

Mesatarja më e lartë e 6-mujorit u regjistrua në Golem, me 51.3 euro për natë, i ndjekur nga Durrësi me 49.4 euro, Vlora me 48 euro dhe Shkodra me 47.2 euro. Në fund të renditjes ishin Korça, me 40.7 euro dhe Shëngjini, me 41.7 euro.

Çmimet më të larta u regjistruan në Golem, Durrës dhe Vlorë, ku sezoni veror rrit fort tarifat. Në qershor, një natë kushtoi mesatarisht 76 euro në Durrës, 75 euro në Vlorë dhe 72 euro në Golem.

Në Tiranë, çmimi arriti vetëm në rreth 47 euro, duke mbetur ndjeshëm më poshtë se në bregdet. Sipas të dhënave nga vitet e kaluar, në muajt e verës, në bregdet, çmimi mesatar ditor arrin në 80-90 euro, sidomos në korrik e gusht.

Diferenca lidhet me modelin e kërkesës. Në kryeqytet, aktiviteti është më i shpërndarë gjatë vitit dhe konkurrenca mes apartamenteve është më e lartë, çka mban tarifat nën kontroll.

Në qytetet bregdetare, përkundrazi, kërkesa përqendrohet në pak muaj dhe pronarët arrijnë të vendosin çmime dukshëm më të larta gjatë pikut të sezonit.

Edhe Shkodra përfiton nga gjallërimi i muajve të verës, ndërsa Korça mbetet ndër tregjet me tarifat më të ulëta dhe me luhatje më të kufizuara. Shëngjini shfaq një model të fortë sezonal, me çmime të ulëta në dimër dhe rritje të menjëhershme në qershor.

Qytetet ku apartamentet nuk rrinë bosh

Tirana ka normën më të lartë të zënies së apartamenteve me qira ditore dhe tregun më të qëndrueshëm gjatë gjithë 6-mujorit. Në prill, zënia arriti në rreth 69%, ndërsa në qershor mbeti në 63.6%, duke treguar se kërkesa në kryeqytet nuk varet vetëm nga sezoni veror.

Edhe Vlora shfaq nivele të larta zënieje, me mbi 60% në disa muaj dhe 62.2% në qershor. Durrësi dhe Golemi përfitojnë më fort nga hyrja në sezon, me normën e zënies që në qershor u rrit përkatësisht në 60.3% dhe 57.9%.

Shkodra gjithashtu shënoi përmirësim të ndjeshëm, duke arritur në 52.5% në qershor. Në të kundërt, Korça dhe Shëngjini mbeten tregjet ku apartamentet kanë më shumë ditë të lira, ndonëse edhe në këto qytete, zënia rritet me afrimin e verës.

Sa fitohet në muaj nga qiradhënia ditore

E ardhura neto ditore është më e ulët se çmimi i publikuar për një natë, pasi apartamentet nuk janë të zëna gjatë gjithë muajit. Për këtë arsye, fitimi real duhet llogaritur duke kombinuar tarifën ditore me normën e zënies.

P.sh., nëse e jep me qira 50 euro në ditë, por në apartament ka turistë vetëm për 15 ditë, atëhere kthimi neto ditor është 25 euro në ditë, ose 750 euro në muaj.

Në 6-mujorin e parë, e ardhura neto mesatare ditore ishte më e lartë në Vlorë, me 27.7 euro, e ndjekur nga Durrësi, me 26.6 euro, Tirana me 25.5 euro dhe Golemi, me 24.8 euro. Shkodra arriti në 20.7 euro, Shëngjini në 17 euro dhe Korça në 13.6 euro.

Po të shumëzohet kjo e ardhur me rreth 30 ditë, rezulton se një apartament mund të gjenerojë mesatarisht rreth 830 euro në muaj në Vlorë, 800 euro në Durrës, 765 euro në Tiranë dhe 745 euro në Golem.

Në Shkodër, të ardhurat mujore arrijnë rreth 620 euro, në Shëngjin rreth 510 euro dhe në Korçë, rreth 410 euro.

Në qershor, me rritjen e kërkesës dhe të zënies, të ardhurat u ngjitën ndjeshëm. Vlora arriti në 46.5 euro neto në ditë, ose rreth 1,400 euro në muaj, ndërsa Durrësi në 45.9 euro, ose afërsisht 1,380 euro. Golemi arriti në rreth 1,260 euro, Shkodra në afro 990 euro.

Në Tiranë, e ardhura është më e ulët, por më e qëndrueshme, duke mos i kaluar 900 euro/muaj.

Këto janë të ardhura bruto të përshtatura me zënien, por përpara zbritjes së kostove të pastrimit, mirëmbajtjes, komisioneve të platformave, energjisë, taksave dhe administrimit të pronës./Monitor

tirana banesa qera

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin